Adrian Castro – Realiteti i Depresioneve Tropikale

REALITETI I DEPRESIONEVE TROPIKALE
Adrian Castro [ 1967, ShBA ]

Le t’mos kacafytemi me ujin kurrë më –
Uji hyn brenda nesh derisa
t’jemi adaptuar në vetë pranimin e tij
Këmbëngulës në hyrjen përmes xhamave
të gjelbër ose ngjyrë kafeje të dritares
ashpërsuar nga vitet e diellit
Dritat fiken an-e-tej rrugës
por qiriri ynë ende vallëzon ose
dritë-fari me të cilin sinjalet i dërgojmë
sinjale që këputen nga degët si hobe
Sonte është O.K. –
në fund të fundit kalo vetë pranë dritares
lartëso kokën në portokallinë e qiellit
shkreptima blu është pjesërisht ylberi ynë
Njerëzit s’janë të vetmuar në klithmat çokitëse
(muzikë e Karaibeve)
Gjeth i vetëm fërkuar nga era adoleshente
i tretur.

25 Gusht, 2005

– – –
© Adrian Castro, 2009 – Burimi: Handling Destiny (Coffee House Press, 2009) – via Poetry Foundation, USA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2015