Rae Armantrout – Vepër Jetësore

VEPËR JETËSORE
Rae Armantrout [ 1947, ShBA ]

E kam thënë se isha një krijesë
e vesit?
Kisha në mendje të kundërtën.
Doja të thosha sjellja
është një grumbull rrobash
që mund t’i veshë ose jo.
Para se të gjitha mbjellje-korrjet
mund të vazhdonin me shekuj,
para kalendarit,
duhet të kem qenë e bindur
se veprimet e mia
ishin të mandatuara
edhe të bekuara.

2
Unë kurrë s’kam qenë një plakë
duke thurur pranë zjarrit
por e kam luajtur këtë rol
nëpër imazhe
që nënkuptonte të jesh budallaqe
apo e mençur, një metresë
e mashtrimit
të shpërqendrimit.
Një shkëmb tek gurëzohet
është vepër jetësore,
por unë jam moskokëçarëse,
e shqetësuar.

– – –
© Rae Armantrout, 2015 – Burimi: Poetry Now, 2015, via Poetry Foundation, USA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2015