sguraziu – ap, t 2020 – koment
(…uroj që “dallaveret” e Turqisë e të Rusisë t’mos i kalojnë kurrë Dardanelet as Mesdheun, mullixhinjtë e politikave turke aq të ciposur, plot pluhur e drith-e-miell, s’merret vesh mokra e politikës turke, sikur që s’u dihet as mokrave ruse, herë me ujë, herë pa bujë, herë fort zhurmuese e rrokopujë – rroftë vërtetësia poetike, më mirë një kokërr vërtetësi sesa një silos turko-rus për simite, për bakllava e dallaveresh politike)
…vallë sa çojnë peshë komentet, solidarizimet shpirtërore me viktimat e fatkeqësive – sapo e ndava një poezi të përkthyer, më mirë poezi, apo dhe muzikash, sesa të lodhet lexuesi me komente e me politikat… ashtu-kështu e dhimbshme të dëgjosh për tërmete, për lajme të trishta, uroj t’mos ketë shumë viktima si pasojë e dridhjeve në Turqi, Greqi etj… e dhimbshme të ngulfatemi nga mediat (“klasike” dhe ato internetike) për akuzat deklarative të poltikanëve franceze ndaj fondamentalizmit, ekstremizmit islamik, dhe njëkohësisht kuptohet do na serviren dhe akuzat e botës islamike ndaj Francës “islamofobike”, që nga ana andej e “gjysmës” së globit, tutje me Lindje të Mesme e rretherrotull, e natyrisht as Turqia s’ngelet mbrapa me akuza ndaj francezëve “islamofobë” (anise maturisht, turqit e bëjnë “privatisht” jo zyrtarisht), fobia islamike është akuzë e dhimbshme, është aq komplekse dhe vetë tema shkon mjaft larg në histori, sëpaku deri tek “kryqëzatat”, sikur që s’ka diç më të dhimbshme se të ngulfatemi me lajme për luftën mes armenëve dhe azerëve (siç dihet, këta të fundit të “lidhur” me turqit në aspektin gjuhësor, kulturor, ekonomik etj etj), aneskaj Evropës dhe botës shtëpi mediatike të panumerta, e kemi gjithë Internetin, në orbitë na vërtitet një unazë saturnale prej satelitësh, dhe prapë i gjithë konflikti i rinisur Nagorno-Karabah sikur na serviret i “maskuar”, si ndonjë “tabu” djallëzore prapa maskerades mediatike, thua se mediatikët vetë s’e kuptojnë andaj konfuzë, s’na e thonë troç sepse thelbi gjoja tepër “kompleks”, ne lexuesit s’merrkemi vesh që e vërteta bazike ka t’bëjë me ca sherraxhinj të mëdhenj, me Rusinë (e cila i armatosë të dy palet, ua shet armët e shtrenjta, i mbush xhepat me llokumet e azerëve, por dhe me bakllavat e armenëve, njami-njami), sikur dhe me sherraxhiun tjetër… me Turqinë, e gjithë bota mbarë e dinë që Azerbajxhani është furnizues i madh energjitik i Turqisë, më i madhi ndoshta, furnizues me gaz e me karburante… ekonomia e Turqisë varet (për një pjesë të madhe) nga energjia e Azerbajxhanit, nga ana tjetër kundërshtari i Azerbajxhanit, Armenia e akuzon Turqinë për sjelljen e mercenarëve të ndryshëm, e akuzon për mobilizime që nga zona e konfliktit sirian, dmth. e akuzon për nxitje komando-rambosh e paramilitarësh, e akuzon për gjenocidin e madh “milionësh” gjatë së dikurshmes otomane, e cila akuzë kuptohet për Turqinë është “nonsens”… Turqia madje dhe vetë nobelistit turk Pamuk do t’i thoshte “je duke e fyer turqizmin”, derisa i ngrati një turk fort krenar, patriot dhe sekular, sipas tij liria e fjalës dhe liria nga “dekadencat” do duhej t’ishin primare, psh. edhe tani sipas Pamuk, rikonvertimi i arki-monumentit muzeal Hagia Sofia në xhami bie kryekëput ndesh me “turqizmin”, bie ndesh madje dhe me vullnetin e dikurshëm të “babait” të Turqisë moderne, Ataturkut, se mos vetëm Pamuk… klasa intelektuale e Turqisë mund t’ketë dhe tjera ide e ankesash, ama ec e merri vesh “motivet” ideologjike dhe tekat politike të Erdogan – pasi mullixhinjtë e politikave turke aq të ciposur, plot pluhur e drith-e-miell, s’merret vesh mokra e politikës turke, sikur që s’u dihet as mokrave ruse, herë me ujë e herë pa bujë, herë fort zhurmuese e rrokopujë, fort të koklavitura, anise bakllavat s’janë dhe aq komplekse, psh. sa për interesat e Azerbajxhanit, Erdogan haptas e ndihmon nocionin “një komb – dy shtete”, turqit me azerët vëllezër, Nagorno-Karabah është çështje “rajonale” vëllazërore, Erdogan është “big brother” dhe do kujdeset për interesat e vëllazërisë, nga ana tjetër ashtu këmbëkryq Erdogan kujdeset dhe për hesapet “strategjike” me Rusinë, blen sisteme të avancuara anti-raketore nga Rusia – shih pra, birinxhi hesapi… blej armë Azerbajxhani, blej Erdogani, vëllezër të armatosur deri në dhëmbë, dhe atë nga kush… nga Rusia, hm t’na ishte sëpaku nga Irani më lehtë ta “merrnim” vesh, për anti-raketat e avancuara ruse, ose me “hapat” e tillë të Turqisë nuk ndjehet rehat as vetë NATO – shkurt, lëmsh i madh, uroj që “dallaveret” e Turqisë e të Rusisë t’mos i kalojnë kurrë Dardanelet as Mesdheun, uroj t’i hanë “peshkaqenët”… akoma pa i arritur portat e Jonit – andaj më mirë një poezi, ja pse sikur po thosha rroftë liria shpirtërore, rroftë vërtetësia poetike, sado e vockël… qoftë dhe kuantike, më mirë një kokërr vërtetësi sesa një silos turko-rus për simite, për bakllava e dallaveresh politike…