Monika Herceg – Poetja, përkufizimi

POETJA, PËRKUFIZIMI
Monika Herceg [ 1990, Kroaci ]

Pika e kontrollit është mesnata, do t’shkruaj
se si përemri i rrumbullakët që e zhveshi Hirushen
pati rënë në supën tonë disa vjet më parë,
do t’shkruaj për humbjen e pavetëdijshme të kohës,
për shpikjen e fëmijërisë në dhjetë katrorë,
për trangujt e freskët me çmimin e ulur,
në hidhësinë e të cilëve laheshim
thuase me qëllimin e paramenduar
që t’na helmonte me verën

Ma ofron gjalpën në ftohtësinë e së cilës mbytet
gjelbërimi i pafajshëm, trangujt tanë të parë
pas luftës, por e mbaj mend pak
Më rrëfen se si isha një llafazane dhe e pangopur,
se nuk dija t’them faleminderit dhe as të ndalur,
se si nga uria me perime të freskëta
e shkurtonim natën dhe uleshim në prehërin
e saj si kotele të përqafuara

Frikërat e mia përherë njësoj të gëlqerosura,
gërryese, por humnera të heshtura. E gjithë ajo errësirë ​​
që e mbaja në flokët është tretur në racionet,
s’dite ta krehësh, s’dite si shtrydhet,
dhe për vite me radhë çaloja brenda vetes
duke menduar se afër fundi,
gjithmonë në rënien e pafund
A do jetë më e lehtë ndonjëherë?

Kohët e fundit para ëndrrës përmbytem në atë detin
që e njohëm dikur
Veshur kam një bikini të përdorur, me delfinë
të cilët nga thellësia mund t’i kullufisin
gjithë shikimet keqdashëse.
E tmerruar me kuptimin se aq larg jam nga bregu,
se jam vetëm një pikë në mes të blusë,
dhe se kurrë s’do jem në gjendje t’i shpëtojë
boshllëkut të tillë.

Akoma ndonjëherë para këngës
notoj në thellësinë e errësirës akull,
e cila më bëhet sikur është ndonjë copëz e mesnatës
ku uria mashtrohet lehtë
Por kurrë s’heq dorë nga përpjekjet
për t’iu shmangur,
ose absolutisht asgjë.

© Monika Herceg – “Početne koordinate” (Koordinatat fillestare), 2018
© nga kroatishtja: S. Guraziu – Ars Poetica, 2020
© Fotoja e poetes Herceg: Nikola Kuprešanin