Lufthansa – flota më e madhe e botës, dhe qeveria “shpëtimtare”

(sguraziu – ap, n 2020)

…për humbjet ekonomike (dmth. lidhur me situaten e pandemisë) e pamundur t’i “qajmë” të gjitha kompanitë ajrore të Evropës, me euro-shifra konkrete s’e kemi idenë as si duhet vajtuar, as si kapërthehet keqardhja mbarë-evropiane, sa për gjithë kompanitë e botës ashtu padyshim do digjeshin dhe telat e kalkulatorit, s’do bënte as “gëk”, mjafton nëse na dhimbset 1 “shembull” i vetëm, psh. Lufthansa gjermane, e dyta e Evropës për nga madhësia, dhe prapë jo me euro-shifra, s’dimë gjërash konkrete, athua vallë si “llogariten” humbjet e një kompanie aq të madhe, mirë që s’më pyet kush, kam frikë s’do dija si llogariten as humbjet e 700 veturave (taxi), pa le të 700 avionëve : )

…për arsye të pandemisë në Mars të 2020 Lufthansa u desh t’i anulonte 95% të fluturimeve, askush s’dinte sa do zgjaste pezullimi, 1 muaj, 2 muaj, kaluan muaj e muaj (tani Nëntor, apo jo)… s’e kam idenë sa është tani operacionale Lufthansa, disa prej fluturimeve dhe do jenë rinisur, sidoqoftë, në Qershor qeveria gjermane do ta ofronte një pako shpëtimi prej 9 miliardë € – kuptohet, ndihma ishte një lloj biz-marrëveshje, aksionarët e kompanisë duhej të votonin nëse iu pëlqente apo jo, me këtë “pako shpëtuese” pjesa e pronësisë së qeverisë (në Lufthansa) do bëhej 20% – s’ka më bukur sesa kur qeveria i ka miliardat dhe vullnetin për t’ndihmuar, na duket e lehtë kur shteti e ka kasën plot dhe i blen aksionet e kompanisë, dmth. aty për aty qeverisë i takojnë 3 ëmbëlsira, në sytë e botës edhe qeveri shpëtimtare, edhe fitimtare edhe faqebardhë, ndoshta njeriu nganjëherë duhet menduar dhe për “skenarin” e keq, çfarë nëse qeveria t’mos i kishte verdhushkat, 9 miliardë s’janë dhe pak, e sidomos nëse për 1 kompani të vetme, në fakt janë sa të duash, le ta përdorim si krahasim buxhetin e Shqipërisë dhe të Kosovës së bashku, për v. 2020 buxheti i 2 shteteve shqiptare ishte rreth 7 miliardë (meqë ra fjala, uroj t’mos jenë shpenzuar akoma, jo se qeveritarët shqiptarë na i bëkan paratë rrush e kumbulla por thjesht sepse fundviti : )

…Lufthansa (më e madhja aero-kompani gjermane) e ka flotën e vet prej 274 avionë, para pandemisë kujdesej për 220 destinacione aneskaj botës, gjithsesi Lufthansa Group zotëron dhe Austrian Airlines, Swiss International Airlines, Brussels Airlines, dhe Eurowings, gjithsej 728 fluturake, flota më e madhe ajrore e botës…