Exit-parodizimi – pas Brexit, vallë çfarë pastaj, Nexit, Gexit apo Frexit!

(sguraziu – ap, n 2020)
…dihet se 1 sek pas mesnatës së 1 Janarit 2021 gjithçka rreth Brexit do duhej t’merrte fund (uroj, anise megjithatë prapë nuk i dihet, politikanët shtiren “largpamës” por shpesh ia huqin totalisht, si Kolumboja dikur Indisë), ndërkohë mendjet kreative të botës, dizajnerët e grafistët janë kujdesur që t’i kenë të gatshme detajet rreth pikëpyetjes (eventuale) “who’s next” – kështu që i kanë shpikur emblemat, grafikat “zyrtare”, efektet vizuale, sinoniminë, terminologjinë e nevojshme, logot etj etj.

…bie fjala nëse Lulandia të largohej nga EU e gjithë problematika do njihej si “Nexit”, nëse Gjermania… do ishte “Gexit”, Greqia “Grexit”, Franca “Frexit” e kështu me radhë – m’u duk fort simpatike logoja e Lulandisë, mirëpo pastaj sikur u këndella, u ndez ajo drita e kuqe, domethënia s’më pëlqeu aspask, boooo ç’nuk kujtohen njerëzit, vallë si mund të largohet Lulandia nga EU, e sidomos ende pa hyrë Shqipëria, no way… do konsiderohej tradhti e kulluar, do ishte e pafalshme, shqiptarët ende duke ëndërruar “hyrjen” e këta na flasin për ikjen e lulandezëve, për ikjen e grekëve etj.

…sidoqoftë, me vizionet rreth EU asgjë s’mund t’jetë tragji-komike, s’duhet marrë serioze grafikat e tilla, janë vese artistike, Exit-parodizimi është thjesht ai vesi artistik gjoja për t’i “parashikuar” gjërat, për t’i vizualizuar parapritjet, për t’i shpalosur vizionet, jemi mësuar tashmë, artistët prore shtiren se na qenkan “pararoja” e shoqërisë, pakashumë si Orakujt e Delfit… tërë kohën në trans me halucinacione e vizione, ama sa për politikat lodhen kot, politikanët s’i merr vesh kush, e sidomos kohëve të fundit, psh. u dëshmua me rastin e trumpizmit njësoj siç dëshmohet çdo ditë me “ekstrematikat e djathta” të EU, Amerika e paskajshme, e avancuar dhe e madhe, aq përparimtare ama njerëzia assesi ta kapnin “vizionin”, patën ngelur gojëhapur rreth “hesapit” të Trump : )