John Rawlings – Buzëkuqi, 1943

John Rawlings (1912-1970) – Buzëkuqi, 1943 (detaj, foto për revistën Vogue)

Rawlings ishte një fotograf i modës (shek. i kaluar, vitet ‘1930 – ‘1960), kontributi i tij fotografik ishte i madh, në arkivin e Condé Nast* ruhen mbi 30.000 foto shkrepur nga ai, nën emrin e tij përfshihen dhe rreth 200 kopertina për revistat Vogue e Glamour…

* Condé Nast është një kompani globale mediatike (e themeluar në v. 1909), kompania i prodhon një numër markash të njohura në lëmin publikimeve të shtypura, të atyre digjitale, videografike si dhe të medias sociale, psh. revistat Vogue, Vanity Fair, Glamour, New Yorker, Wired, Architectural Digest (AD), Ars Technica, Bon Appétit, Allure etj. Duke operuar globalisht, Condé Nast International krenohet se me edicionet e printuara i arrijnë mbi 88 milionë lexues, pastaj me publikimet digjitale 427 milionë lexues, si dhe rreth shërbimeve të tyre në platformat sociale gravitojnë mbi 423 milionë përdorues. Tutje krenohen se, gjatë historisë një-shekullore tashmë, Condé Nast i ka vendosur standardet për botime inovative, dhe se i ka krijuar markat më të mira të revistave në botë, me fiksimin për përkryeshmëri, me pasurinë përmbajtësore provokuese, autoritare e cilësore Condé Nast e ka fituar besimin e miliona lexuesve aneskaj botës…
(sguraziu – ap, n 2020)