Refuzimi i amerikanëve për t’u vaksinuar!

sguraziu – ars poetica, d 2020 – koment

…rreth 42% nga 300 milionë amerikanë s’donë të injektohen me vaksinën e Covid-19 – shkruan Newsweek e 4 Dhjetorit 2020 – dhe shton se refuzimi i vaksinës është “problem i madh” – tani kur e llogarisim 42%… del se fjala është për 126 milionë amerikanë !

…”është e arsyeshme të kesh dyshime lidhur me sigurinë e bio-teknologjisë së re – veçanërisht kur dikush dëshiron ta injektojë atë në trupin tënd, në trupat e familjes, të miqve dhe të 300 milionë qytetarëve të kombit” – [ pastaj Newsweek lexuesit ia ofron “Kokrrën e së Vërtetës” – dhe prandaj kjo “kokërr” vërtetësi është shkaktare që pandemia është tokë pjellore për teoritë konspirative… nga ana tjetër 126 milionë “teoricienë” (konspirativ) nuk janë “pak”, do ishte sa popullsia komplet e Gjermanisë (80 milionë) dhe e Spanjës (46 milionë), Gjermania e Spanja janë 2 nga shtetet e mëdha të Evropes, apo jo… ]

Shumica e vaksinave konvencionale funksionojnë duke përdorur një proteinë të zakonshme për ta stimuluar sistemin imunitar të trupit që t’prodhojë antitrupa. Në vend të një proteine, vaksinat e farmaceutëve Pfizer dhe Moderna përdorin diç të ARN, një lloj materiali gjenetik… përdorimi i ‘mARN’ është një arsye e madhe që shkencëtarët ishin në gjendje t’i zhvillonin vaksinat kaq ‘shpejtë’.

Ekspertët mjekësorë flasin për madhësinë e paparë të provave (testimeve) klinike të cilat kanë përfshirë, në rastin e Moderna dhe Pfizer, më shumë se 60.000 njerëz“.
[ megjithatë ] “Këto prova nuk do t’i zbulonin domosdoshmërisht të gjitha problemet që mund t’i sjellin vaksinat kur u jepen qindra miliona njerëzve. Zyrtarët e shëndetësisë mund t’flasin për statistika dhe për historinë (e njohur rreth testimeve të vaksinave), por në fund të fundit ata po u kërkojnë njerëzve të RREZIKOJNË. Realisht, në botën reale nuk ka përvojë për t’konfirmuar SIGURINË e këtyre vaksinave… Kjo është ‘kokrra e së vërtetës’ që mundëson të mbijnë këso lloj teorish konspirative“…

[ …pak më tej përmendej dhe sforcimi i vaksinimit, bërja e DETYRUESHME me ligj – epo ç’na gjeti, ku na ngeli pra ai “demokratizimi” (me të cilin krenohet populli aq shumë), mos vallë 126 milionë njerëz s’guxuakan as të dyshojnë, as të teorizojnë, apo si ! – hm, uroj t’mos jetë “hip se t’vrava, zbrit se t’vrava” siç thotë ajo thënia e urtësisë popullore… ]

[ Newsweek USA – 4 Dhjetor, 2020 ]