Nëse krye-krerët e vetë shtetit e “akuzojnë” njëri-tjetrin (Koment)

(sguraziu – ap, d 2020 – koment rreth lajmeve për trazirat në Shqipëri)

(nëse krye-krerët e vetë shtetit e “akuzojnë” njëri-tjetrin, atëherë si të përmbahemi vallë ne ordinerët)

“mos e lexo fjalinë e radhës”
“ti rebeli i vogël…”
– ky truku ma “hodhi”, është fakt që ia fillova nga lart, nga germat e mëdha, por ama sytë shkuan dhe më poshtë : )

…të njëjtën gjë e bëjnë dhe titujt e mediatikëve me vëmendjen tonë, me lajmet rreth politikave e rreth gjithçkaje, na e “vjedhin” vëmendjen me tituj pompoz dhe pastaj ngelemi para “aktit të kryer”, sepse kureshtja na “shtyn” i lexojmë madje dhe oratorikat e partiakëve (këta tashmë shtiren të qytetëruar para mikrofonave, ose në TV, nuk vandalizojne si “militantët” e manipuluar (nga askush tjetër por nga ata vetë), me dërdëllitje i maskojnë “mesazhet” e çuditshme por ama me fjalë s’ke si “vandalizon”, pasi të flasësh është mënyrë e qytetruar e arsyetimit, rëndësi ka që “fansat” e rruges ta kapin mesazhin – psh. është absurd që Kryeministri i shtetit e akuzon Presidentin e shtetit për “orkestrimin e trazirave” (ose ky i dyti e akuzon të parin, dmth vlen dhe anasjellëza, gjërat janë “reciprokisht” të lidhura, ndoshta që nga diku thellë, që nga “hambari” i interesave të kleptokracisë së pushtetit) – mirëpo ç’të bëhet, kështu bota e politikave, e dhimbshme si tingëllojnë deklaratat e krerëve kur “u del boja e partizanizmit”, ama jemi mësuar tashmë, imagjino krye-krerët e vetë shtetit e “akuzojnë” njëri-tjetrin, atëherë si të përmbahemi vallë ne ordinerët, si të përmbahen vallë “militantët” e pezmatuar… shkurt, e vështirë t’i shmangemi trukut : )

nëse do ta ndryshosh botën shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde

…si për ironi, mesazhi i nobelistes së paqes, i krenarisë së kombit, i humanistes më të madhe të njerëzimit… “përputhet” si mesazh DASHAMIRËSIE për shqiptarët e trazuar politikisht në këtë “kohë të pakohë”, në prag të ditëve festive të fundvitit, në prag të shpresës për vaksina efektive dhe për rikthimin e jetës “normale”, pas një viti të “çoroditur” e mozomokeq, vit pandemik që do ta paralizonte normalitetin, ekonominë dhe gjithçka të punës e të ecejakeve, vit që akoma e mban “ngulfatur” pothuaj gjithë planetin…

[ Fotoja: Mary Ellen Mark – “Mother Teresa, Calcutta, 1980” ]