Marrëveshja për “peshqit” euro-britanik…

sguraziu – ap, dhjetor 2020 – koment “apolitik”, ngapak shakalogjik : )

(…peshqit gjithmonë ngatërrohen, të vështirë e kanë të navigojnë strikt në ujërat e veta e t’mos e “shkelin” kufirin…)

“Javën e kaluar perspektivat e një marrëveshje qenë dukur të zymta, të dyja palët parashikonin që bisedimet do dështonin dhe qe raportuar se Marina Detare e Mbretërisë ishte e gatshme t’i ndalonte lundrat e peshkimit të BE që sorollaten andej në ujërat britanike”. [ The Week, 19 Dhjetor 2020 ]

Dmth. do t’i ndalonin lundrat e gjithë Evropës dhe do ua merrnin peshqit që s’janë “europianë”, pasi dihet kufijtë në ujëra janë mjaft problematikë, fort abstrakt e relativistikë, peshqit gjithmonë ngatërrohen, të vështirë e kanë të navigojnë strikt në ujërat e veta e t’mos e “shkelin” kufirin.
Mirëpo shpresat për peshkimin e rehatshëm post-brexit-ist tani qenkan rritur, Mbretëria e Bashkuar dhe BE i paskan kapërcyer ca nga ndryshimet e tyre të ngelura, Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen qenkan akorduar simfonikisht për “atë miljen më tej” rreth marrëveshjes.

Puna pati ngecur diku në një “gozhdë” të ndryshkur të kompromisit, tani peshqit e ujërave britanike duke festuar, duke kërcyer e duke u zhytur zhglluuuum… meqë BE paska hequr dorë nga ideja e një “klauzole shtrënguese” që do t’vendoste tarifa automatike për britanikët nëse ata t’mos arrinin ta “ndiqnin hapin” me rregullat e reja të BE. Jo se britanikët s’na qenkan biznismenë të sinqertë, as jo se mund t’i hanë fjalët politike, por sepse britanikëve vërtet shpesh u pëlqen të “eksperimentojnë” me rregullat e veta. Madje dhe vetë “Guardian” pati thënë që BE s’ka aspak faj që insiston për mekanizma të “garancisë” : )

Gjithsesi, BE e paska lëshuar sadopak “perin”, s’qenka më aq i tendosur. Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar e paska pranuar parimin që një mekanizëm zyrtar është i nevojshëm për t’i parandaluar divergjencat sistematike (të së ardhmes) që do ta cenonin normalitetin tregtar mes palëve dhe “peshkatarëve”.
Shkurt, si duket edhe BE, edhe MB do hanë “peshq” të kënaqur, kuptohet pasi t’i heqin maskat : )