Langston Hughes – Edhe Unë

EDHE UNË
Langston Hughes [1902-1967, ShBA ]

Edhe unë, i këndoj Amerikës.
Jam vëllai më i zeshkët.
Më thonë të ha në kuzhinë
Kur vjen shoqëria,
Por unë qesh,
Dhe ushqehem mirë,
Dhe rritem i fortë.

Nesër,
Do t’jem në tryezë
Kur t’vjen shoqëria.
Askush s’do guxojë
t’më thotë “ik ha në kuzhinë”,
Atëherë.

Përveç kësaj,
Do t’shohin sa i bukur jam
Dhe do t’kenë turp –

Edhe unë, i këndoj Amerikës.

– – –
© 1994 The Estate of L. Hughes – Burimi: The Collected Poems… (Vintage Books, 2004) – via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2013