Arti romantik, utopizmi artistik dhe “kontradiktat” e realitetit!

[ arti romantik, utopizmi artistik dhe “kontradiktat” e realitetit – “wild romance” me zemërtrimin, me zemërluanin ]
(sguraziu – ap, j 2021 – koment)

… “braveheart” (zemërtrimi), 1995 – sipas përshkrimit të wikipedias holandeze thuhej se “Braveheart” është një film amerikan i v. 1995, se qe drejtuar e prodhuar nga Mel Gibson, i cili po ashtu (përveç si regjisor e producent) edhe rolin kryesor na e pati luajtur vetë, se filmi atëbotë i paskësh fituar 18 çmime, përfshirë dhe 5 “Oscars” të Akademisë, paçka se lidhur me vërtetësinë historiografike filmi na paska marrë mjaft kritika për mosndjekjen e saktësisë…

…gjithsesi, derisa shkrimtarëve (bie fjala) u duhen me mijëra fjalë për t’i ujdisur “storiet” e romancat, për t’i shkruar romanet e dramat, regjisorit Mel Gibson “vizuelisht” i qe nevojitur vetëm 1 minutë për t’na rrëfyer se ç’është dashuria e vërtetë, tekefundit ajo “klasikja”… pasi “romancat moderne” të Hollivudit shpesh na sugjerojnë se gjërat tashmë megjithatë kanë “evoluar” ?

…për pasionin dhe për amoriadat e Mel Gibson ka patur lloj-lloj deklaratash, një oqean thashethemesh e të vëtetash, psh. vitin e kaluar edhe aktorja Diana Alouise do t’i shpaloste “kartat”, edhe ajo na e paskësh kaluar një romancë 4-muajshe me të, aferë dashurie derisa ai atëbotë madje i martuar, “wild romance” me zemërtrimin, me zemërluanin, me babain e 9 fëmijëve – shkurt, kuptohet se bota e “gossip-biz” është industri në vete, me miliona thashetheme i ushqejnë “sapuniadat” e planetit, përgojimet i mbajnë gjallë panumër revista e media internetike, llafazanëria hollivudeske padyshim ia kalon gjithë botës rreth e rrotull… dmth. desha t’them ndoshta e gjithë bota s’mund të “shtyhet” me Hollivudin, mund ta provojnë por kot ?

[ ngjitur: video-shkëputje nga “braveheart”, 1995 ]