Rreth pandemisë shumçka ka vajtur “wrong” – thonë shkencëtarët!

(sguraziu – ap, 13 shkurt 2021)
[ rreth pandemisë shumçka ka vajtur “wrong” – thonë shkencëtarët – gjithsesi 1 ide e tyre më pëlqeu : ) ]

…dje, në një video [ së bashku me një artikull të Quanta Magazine – https://www.youtube.com/watch?v=wKOslhIFt6U ] shkencëtarët sikur “justifikoheshin” se pse modelet e parashikimeve rreth COVID-19 kanë dështuar, ose pse modelet dhe shkenca analitike (virusologjike) s’mund t’jenë të “sakta”, sipas tyre modelimet parashikuese dhe mund t’na e thonë ndonjë gjë, por disa gjëra mbase s’do i dimë kurrë – më kujtohen dhe artikut e publikuar rreth të njëjtës temë [ psh. Forecasting for COVID-19 has failed – https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC7447267/ ]

…gjithsesi, njëra nga shkencëtaret (spanjolle, Qendra Kombëtare e Bioteknologjisë, Spanjë) e përmendi sistemin kompleks që njerëzimi e ka ndërtuar për parashikimin e motit, duke filluar nga investimet për rrjetin satelitor, dmth. për grumbullimin masiv të të dhënave nga flota satelitore, pastaj për punën e palodhshme të panumër stacioneve tokësore, për analizimin e “bjeshkëve me info… për ta gjetur gjilpëren”, dhe dmth ideja e saj ishte që njerëzimi duhet filluar me ndërtimin e një rrjeti global për modelimin dhe parashikimin e katastrofave pandemike… me fjalë të tjera, parashikimi i pandemive në të ardhmen do duhej t’jetë sistem globalistik, aktiv në mënyrë konstante dhe koherent, jo diç e përkohshme por permanente…

– – –

“…pasiguria vlen për të gjithë, vlen për shkencëtarët, për filozofët… etj etj. por sidomos për poetët e për artistët. Sepse fusha e interesit të këtyre është aq abstrakte. Derisa shkencëtarët e “saktësisë” ballafaqohen me detajesh ekzakte (për ta sjellë në jetë bie fjala një aparat a një raketë), poetët e filozofët sikur duhet ta shoshisin gjithë universin për pakëz dinjitet, për pak moral a ndonjë “etiquette” të denjë.
Një krahasim tjetër (sadopak më qesharak) do ishte nëse themi të dyja palët janë nisur për peshkim; të parët (dmth. shkencëtarët) duhet t’i zënë peshqit një e nga një, duke pritur tërë ditën me grep, ndërsa poetët e filozofët duhet të peshkojnë me rrjetin e madh të pasigurisë (pandehin ta “mbulojnë” gjithë detin komplet). Rëndësi ka që shpesh edhe të parët (cikërrimtarët) e po ashtu dhe të dytët ia qëllojnë pikës – i çajnë shigjetat e “thelbësores” në dysh, si dikur Robin Hudi…” – [ Ideja juaj e vjetër… ideja e “krisur”, ideja juaj gjeniale! – S. Guraziu, 2019 ]

[ ngjitur: foto e Quanta, Time Square bosh… asnjë frymë njeriu në sheshin e megapolisit, Nju Jorku marramendës ndoshta kurrë s’ka qenë më i “qetë” ]