Futurizmi si “Imagjinatë” – Konceptet Utopike / Distopike në Art

(sguraziu – ap, m 2021)

[ ngjitur: Art Konceptual për fimin e Disney, “Tomorrowland” (2015) – David Levy, 2012 ]

David Levy (ShBA) ka studiuar dizajnin industrial dhe arkitekturën në Francë e në Holandë, punon si senior-artist i konceptualizimit në industrinë filmike – disa nga projektet e mirënjohura të Hollivudit ku Levy ka kontribuar: Prometheus, Star Wars, Avatar, Spectral, Tomorrowland, Guardians of the Galaxy, Assassin’s Creed, Prince of Persia, TRON legacy, Ender’s Game, Black Panther, Suicide Squad etj.
Ngjitur disa tabllo konceptuale bërë nga ai për fimin “Tomorrowland”, 2015 (projekt i Disney) – si dhe ngjitur disa skena nga projekti siç qe finalizuar pastaj – e qartë se gjithçka e metropolisit futuristik (rreth të cilit vërtitej tema) ishte e konceptuar në “kokën” e tij, ose sëpaku dmth. e gjithë distopia urbanistike e Disney qe “realizuar” bazuar në imagjinatën arkitekturale të tij…

[ guglova tani shpejtë e shpejtë për t’parë sa pati kushtuar kjo “ëndërr e së nesërmes” (na takon t’jemi sadopak kureshtarë… jo sepse Disney i pati sjellur në jetë Mickey Mouse dhe të dashurën e tij simpatike Minushen : ) por sepse u kujtova që “tomorrowland” projekt i “disneyland”, pra ashtu-kështu të dy këto koncepte janë ËNDRRA, apo jo – sidoqoftë google thotë se Disney na i paskësh shpenzuar jo më pak por 190 milionë $, kuptohet nëse flitet për paratë atëherë gjithçka duhet parë me “syrin e biznesit”, për fat të keq filmi s’paska sjell fitime… ama as humbje, pra bukur, i paskan “shpëtuar” sëpaku investimet, pasi dëm i madh të digjeshin milionat…

…s’është sekret, ata biznismenet e filmave kur i investojnë 200 milionë i ëndërrojnë 400 milionë, dhe të shumtën e rasteve ashtu ndodhë, pothuaj gjithmonë ëndrrat realizohen, rrallë ndonjëherë humbin, tepër rrallë digjen verdhushkat, imagjino pra… mrekullia vetë, apo jo, të shesësh ëndrra, të shesësh “flluska” në qiell dhe t’i fitosh me qindra miliona… thuase je duke shitur diamante, a titanium per raketat, hm, diç e tillë padyshim e mundur vetëm në… Tokë, në asnjë “planet” tjetër, e qartë se njerëzit fort të vartësuar për argëtim, për “infotainment”, për “entertainment”, thjesht s’munden pa ëndrrat, pa iluzionet : )