Gjuha e ngjyrësisë, gjuha e dritës – dhe ngjyrat e “grave” : )

sg – ars poetica, m 2021 – koment

…nëse keni pandehur se femrat më së shumti e preferojnë ngjyrën rozë, ndoshta dhe pandehmë me vend, gjithsesi tani pothuaj e dimë saktë gjithë “spektrin komplet”, mësova se gjiganti norvegjez i bojërave “Jotun” (prezent në mbi 100 vende të botës, operon me mbi 60 kompani të ndryshme, e edhe në Holandë) e paska publikuar një listë të “ngjyrave të grave… ngjyrat më të shitura” [ pikërisht ashtu… të grave : ) me titull Jotun Lady “jotun våre vakreste farger” ] – i shkëputa ngjyrat më të pëlqyeshme nga gratë botës, si dhe e bëra një infografikë rreth sistemit të NCS (në të cilin, kuptohet “bazohen” dhe bojaxhinjtë)…

***
…NCS (Natural Colour System) – standard botëror që i përcakton ngjyrat, që siguron cilësinë e “fjalëve” të ngjyrave, që siguron gjuhën e pastër të ngjyrave, dizajnerëve nga aneskaj globit u mundësohet që t’merren “vesh mes vete” falë NCS, si kinezët njësoj dhe eskimezët e dinë se për cilën nuancë bëhet fjalë, as të ngatërrohen as të hutohen, sa për t’u grindur hiç se hiç, pasi është sistem i bazuar shkencërisht (dmth. në shkencën e mirëfilltë të fizikës optike), sistem që mundëson komunikimin e saktë ndër-industrial e ndër-kombëtar të ngjyrave, sistem që mundëson komunikimin universalisht, përdoret nga arkitektët, nga dizajnerët, nga industria e ngjyrave, nga prodhuesit e materialeve dhe të produkteve, nga shkencëtarët, nga tregtarët e nga kureshtarët…

…kam përshtypjen kurrë s’e vrasim mendjen, ose tepër rrallë, ca gjëra na vijnë të “thjeshta dhe të gatshme”, i marrim falas si ajrin e mëngjesit, si rrezet e diellit, si kaltërsinë e qiellit, realisht s’duhet harruar mirënjohjen, shtiremi gjoja harrestarë por s’duhet – psh. aq i thjeshtë si sistem por pa kalendarët s’do ishim “marrë vesh”, do na ngatërrohej koha… ndoshta si Minotaurit labirinti, ose ç’do bënin vallë shkencat pa periodikat element-are të Mendelejevit, ose ç’do bënin fizikantët pa atë spektrushin elektromagnetik, vetë fizika optike, dmth. fizika e dritës, do ngelej në “errësirë”, ose imagjino ato degët marramendëse të lisit të mjekësisë, vallë si do ia bënin pa referencat genom-ike, po gjeografët pa sistemin e koordinatave, kujtohu pastaj për elektronikat moderne… kompjuteristikat s’do ia bënin as gëk pa binar-izmin, asgjë e elektronikave s’do “merrej vesh”, do ngeleshin përrallë, as satelitë as celularë, me elektron e me foton kot… vajtje-ardhje vërdallë, vese të kaotizmit (tekefundit elektronet ashtu qenë sorollatur me miliarda vjet : ) madje as komunikimet më bazike s’do “funksiononin” psh. pa sistemin fonetik etj etj. panumër etj…

…pra bukur, megjithatë i kemi ujdisur ca “gjuhë” të përbashkëta, për masat e kemi sistemin e njësive (Si), falë tij e dimë saktë madje dhe shpejtësinë e dritës, për ushqimoret e për etikat i kemi “codex alimetarius-at”, për muzikat i kemi notat… muzikantët merren vesh (madje dhe nëse t’ishin të shurdhër), i kemi krijuar ca standarde universale – shkurt, diç e ngjashme është dhe “gjuha e ngjyrave”, është mrekullia vetë kur na flet drita, gjuha e dritës është marrëveshje universale, është uni-gjuhë e ngjyrësisë, padyshim njësoj dhe “ngjyrat e grave” të Skandinavisë…