Hotele super-luksoze… për insektet !

sg – ap, p 2021

…një kompani gjermane qenka fort serioze sa i përket ndërtimtarisë, e “specializuar për ndërtimin e hoteleve të insekteve” (dhe emrin e paskan kristal të qartë “Luxus-Insektenhotels”) – dihet që gjermanët janë serioz dhe të përkushtuar, gjërat i bëjnë me themel e kulmërisht, o i bëjnë si duhet o fare, asgjë s’e bëjnë shkel e shko, pothuaj secila kompani e tyre e gëzon famën e respektin mbarëbotëror, sepse ofrojnë kualitet, ofrojnë seriozitet e luksozitet, pak kush e hiçkush mund të shtyhet me ta (ndoshta deri diku japonezët… mirëpo dhe ata vetëm sepse shtiren si robotët, përndryshe s’do u afroheshin)…

…pse t’mos quhen “hotele” ato shtëpizat me vrima të bletëve, tekefundit nga entimologët e nga studiusit (të cilët ashtu-kështu i kanë “pasion” insektet), pastaj nga ata të fushës së bletarisë… dmth. nga kultivuesit e bletëve, apo dhe thjesht nga gjithkush, nga dashamirët e natyrës, nga entuziastët e faunës e të florës etj etj. – duke lexuar e duke parë fotot tutje sikur ngela, përveç xingla-minglave të mjeshtrisë, përveç mrekullisë “arkitekturale” (neoklasiciste – ngjashëm me neoklasicizmin e Shtëpisë së Bardhë, jo “casa blanca” por fjalën e kam për shtëpinë e Presidentit : ) fotot flisnin dhe për ndriçimin, e madje dhe për “solar cells” instaluar mbi kulm…

…(meqë teksti ishte anglisht) “you gotta be kidding me” – sikur klitha mëvete, pastaj natyrisht m’u ngjall buzëqeshja, u bëra mjaft kureshtar, athua vallë si do jetë ujdisur “suita royal-iste” e mbretëreshës (1 mbretëreshë mund ta ketë hoteli, jo 2 as 3), ndoshta interieret e odajave të saj duhet t’ngelin sekret për publikun, apo ku di unë… s’jam arkitekt, gjithsesi meqë elektrikat na qenkan (energji solaris, fare “green”) atëherë fatlumëria insektoide padyshim do kenë dhe dush të ngrohtë, TV, Internet, Wi-Fi e lloj-lloj “wireless protocols” (siç i kanë dhe hotelet luksoze, dmth. tani fjalën e kam për hotelet tona… për hotelet përnjëmend)…

…ndaç thuaj woow ndaç thuaj bukur, pak kush e hiçkush mund të shtyhet me gjermanët, në fund sikur as çmimet prej 50-70-130 € s’më dukeshin tutje të pakuptimta, pasi prestigji e luksoziteti përherë i kanë çmimet e veta, apo jo – për ta pikasur sadopak “dallimin” e hoteljerisë luksoze i ngjita dhe ca aso “kasollesh” gjoja ordinere të insekteve, prej 10-20-30 € : )