Apple-Mania – 3-4 hekurat më të “paturpshëm” të Apple

sg – ap, prill 2021 – koment

…të gjithë e dinë, madje dhe çupërlinat, sa të shtrenjtë janë iPhonet dhe xingla-minglat e Apple, apo jo – gjithsesi jo nga gjithkush dihet se “maniakëve” të Apple-Tech, kompjuteri Mac Pro (Optimus Prime*) do u kushtonte rreth $60,000 – “karremin” e vet Apple e quan Mac Pro (dmth gjoja dedikuar “profesionalizmave” e këso klishe) – ja që Apple s’ka “turp ta shpalos çmendurinë” as kur është fjala për ca hekurishte (tani për tani le ta justifikojmë iPhone, s’shembet bota, tekefundit iPhone është “technology”, ama hekurat s’janë “tech”, janë thjesht hekurishte, ca mekanizma dizajnuar bukur, e qartë se “farkëtari” i Apple është dizajner i zoti, zanatli i madh, esnaf me mustaqet vesh më vesh) – në një grafikë i rendita 3-4 hekurat më të paturpshëm të Apple : )

– “rrotëzat” më të shtrenjta të planetit (ose dmth. të universit : )
(psh. mesatarja e “rrotëzave” të reja për veturën tonë “ordinere” do ishte rreth $770 )
– “këmbëzat” më të shtrenjta të planetit (ose dhe të universit )
– “hekuri” më i shtrenjtë i planetit (ose dmth. dihet… )
– “copë-hekuri me magnet” më i shtrenjtë i planetit )

* Notë: Optimus Prime s’është term i Apple… por gjoja “markë” e imja, e shpika tani për ta “dalluar” versionin e optimizuar të Mac Pro : )