“Gijotinat e moralit” – pleqëria akademike dhe “çnderimet”!

[ “gijotinat e moralit” – pleqëria akademike dhe “çnderimet”… ]
(sg – ars poetica, prill 2021 – koment)

(hm… nëse dihet që mesatarja e moshës së anëtarëve të NAS është 72 vjeç, dhe t’kemi akuza për “plagjiarizma”, për “puthje pa vend”, për “prekje mashtrimtare”, për “vardisje provokative”, për “shikime qëllimkëqija”, për “qafime djallëzore” etj etj… sa për vete s’dija gjë, do ta zhysja “dorën n’zjarr” për ta mbrojtur pafajësinë…)

…sa u përket “etikave”, “intelektualizmave”, “moralizmave” e këso… dihet, asgjë më LART se Akademia Kombëtare, tekefundit për Amerikën është supozuar t’mos ketë diç më shembullore sesa NAS (Akademia Kombëtare e Shkencave), mirëpo hm… me gjasë as ata s’na rrikan “urt”, as ata s’na qenkan engjëj – kohët e fundit Akademia e Shkencave është duke u ballafaquar me një lloj skandali të “keqsjelljes” (diç rreth abuzimit seksual, keqsjelljes me seksualizmat), rreth kësaj çështje “skandaloze” dhe rreth përjashtimit eventual të 2 anëtarëve të Akademisë, më 13 Prill pati shkruar revista prestigjioze “Science”, një ditë pas tyre edhe “The Scientist”…

…nëse dihet që akademikët pakashumë janë në pragun e pleqërisë (mesatarja e moshës së anëtarëve të NAS është 72 vjeç), forcimi i ligjit të NAS na del pothuaj qesharak, gjithsesi “rigoroziteti ligjor” mbase ishte i nevojshëm, përndryshe s’do ndodhte, aty “ku ka tym… patjetër do ketë diç” (thotë urtësia) përndryshe do vazhdohej me të vjetrën – mbi 150 vjet të historisë së vet NAS me ato “ligjet e vjetra”, askush s’e pati akuzuar askend, nëse të zgjedheshe “Anëtar i Akademisë” ngeleshe i nderuar për gjithë jetën, tek para 2 viteve (2019) qe ndryshuar ligji, tani i bie që akademikët mund ta akuzojnë njëri-tjetrin jo vetëm për “plagjiarizma” eventual… por dhe për “puthje pa vend”, për “prekje mashtrimtare”, për “vardisje provokative”, për “shikime qëllimkëqija”, për “qafime djallëzore” etj etj. dhe kështusoj Këshilli Akademik mund ta përjashtojë cilindo “plak që s’rri rehat”, cilindo anëtar që ka gabuar (kurdokur, gjatë karrierës së vet), që nuk e ka respektuar “kodin akademik të mirërsjelljes”…

…vallë si t’ngelet njeriu i “ftohtë” me seriozitetin shakalogjik të pleqërishtes akademike, ndoshta dhe e pamundur, ja pse fort mirë që xhufurrakët-akadema i paskan ngrehur e tendosur “gijotinat e moralit”, secilën herë e më të rreptë me etikat e me moralizmat – sa për vete s’dija gjë, pa hezituar dhe në cilëndo kohë do ta zhysja “dorën n’zjarr” për ta mbrojtur pafajësinë, ja që tani e tutje s’do mundem as “gëk”, meqë akuzat na qenkan fort serioze, do pasojnë dhe përjashtimet… dmth do pasojnë “çnderimet” në sy të mbarë botës e të Amerikës, boooo turp i madh, no comment, do i vë gojës kapak : )