Kecat dhe akrobatikat e ngjitje-zbritjes (BBC, video)

(video-shkeputje nga “Forces of Nature” – with Brian Cox, BBC 1)

…e dija se dhitë mund të ngjiten nëpër lloj-lloj shkrepash e vendesh marramendëse, por se bëjnë pothuaj të pamundurën për pak kalcium, për kriprat e mineralet që iu duhen (madje dhe kecat) duke u ngjitur me dhjetra metra lart faqes së “lëmuar” të digës… hm, e pranoj që në një moment zemra sikur më bëri “tëk” kur pashë atë kecin trimulush duke e sfiduar gravitetin : )
…gjithsesi, videoja e BBC qenka diç ngjashëm si ata filmat që e kanë “fundin e mirë”, dmth. asnjë aksident s’paska ndodhur, as lëndime as zhgënjime, gjithçka paska përfunduar mirë, kecat të kënaqur e paskan mbaruar aventurën akrobatike të ngjitje-zbritjes…
(sguraziu – ap, prill 2021) – lidhja e videos qenkësh prishur, e rregulluam (në v. 2025) – më mirë t’i zbulosh prishjet vonë sesa kurrë : )