Memeci në kërkim të “bukës bajate”…

[ zgjedhjet, demokracia, politika – memeci në kërkim të “bukës bajate”… ]
sg – ap, prill 2021 – koment

(…një memec qe nisur në kërkim të “bukës bajate” sepse i qe këputur shpirti, lagjia e të ngratit plot këlyshër endacakë, i shihte si ngordhnin urie çdo ditë, i dëgjonte kuisjet, mjaullimat e varfërisë, thirravajet e mjerimit…)

…në Shqipëri kaluan zgjedhjet mbarë e mirë, sikur u lehtësuan të gjithë me pjekurinë e demokracisë shqiptare, madje dhe Evropa deklaroi se nuk kishte parregullsi serioze për t’u brengosur, në përgjithësi procesi i zgjedhjeve qe lavdëruar për mbarëvajtje, për organizim të mirë, dhe s’ka si më bukur, natyrisht, “Urime Shqipërisë” – sovrani votoi, i ndau “kokrrat” e veta, i mati në peshoren e vërtetësisë me fjalë e me përralla, me ëndrra e me bëma, rishtas sikur ishte i “shtrënguar” të zgjedhte me “2 varianteve” bajate, asnjëri perfekt… asnjë zgjedhje e përkryer, ja që duhet zgjedhur “njëra”, qofshin dhe “2 të këqija” prej tyre duhet zgjedhur ajo më e “mira”, sovrani vendosi që pakëz më i mirë t’na jetë Ramushi, sovrani është zot i votës dhe i shpresës (ashtu-kështu demokracia është njëfarëlloj “riciklimi i shpresës”), andaj “Urime Shqipërisë, Urime Ramushit”, kuptohet… Urime dhe Lulushit (qoftë për humbjen “politikisht”, qoftë për fitoren e Shqipërisë, demokracia ashtu e kërkon, apo jo : )

…gjithsesi, duke qenë vetë një “outsider apolitik”, duke i dëgjuar për 20-30 vjet të njëjtat klishe politike, të njëjtat pollavra e premtime (kaluan 20 vjet o Raaaamush… e di se babai yt quhej Kristaq, ndjesë pastë, e di se për kend “votonte” ai, ama padyshim dhe ai do ta thoshte: si nuk ju vjen turp, as “xhaxhi” dikur me diktaturën e vet s’pati sunduar më gjatë… pakashumë 30-40 vjet, apo jo) duke e parë që rruga e Shqipërisë për në EU u stërzgjat… ia kaloi dhe “murit kinez”, atëherë “urimit” po ia ngjes dhe anekdotën e një memeci, i cili qe nisur në kërkim të “bukës bajate” sepse i qe këputur shpirti, lagjia e të ngratit plot këlyshër endacakë, plot me mace e me qenërinë e pastrehë, i shihte si ngordhnin urie çdo ditë, i dëgjonte kuisjet, mjaullimat e varfërisë, thirravajet e mjerimit, zemra e tij thjesht s’mund ta përballonte…

***
Një memec hyn në furrën e bukes dhe pyet:
– Mmmm’falni a kkkkeennni bbbbukë bbbbajat tttttt’tri ditë?
– Jo, ia kthen me keqardhje bukëpjekësi, – nuk kemi.
Del memeci dhe kërkon një tjetër furrë. Pasi e gjenë pyet përsëri:
– Mmmmmm’falni a kkkennniii bbbbukë bbbbbajat ttttt’tri dddditë.
– M’vjen keq por nuk kemi – i thotë bukëpjekësi.
Ec e ec memeci derisa e gjenë një furrë të tretë:
– Mmmmmm’falni a kkkennniii bbbbukë bbbbbajat ttttt’tri ddddite?
– Jo, i thotë bukëpjekësi, nuk kemi.
Dhe kështu kërkon memeci në të gjitha furrat e qytetit, dikur i lodhur dhe i mërzitur hyn në furrën e fundit që e gjenë. E njejta pyetje:
– Mmmmm’ falnnniiii, a kkkkennnniii bbbbukkkkë bbbbajat tttt’tri ditë?
– Po, i thotë bukëpjekësi, kemi.
I kënaqur dhe i lehtësuar që më në fund e gjeti atë që kërkonte i thotë bukëpjekësit:
– Annni ppppsseeee s’e gjgjgjuuuuuni… gjynah qqqqente

***
[ shtojcë, diç si përshtypje “profetike”, pafajësisht : ) ]
…nëse aderon Shqipëria në EU sivjet, apo vitin që vjen, apo herdokur… deri në v. 2025, assesi s’duhet pandehur se na ishte “meritë” e politikanëve, as “meritë” e matrapazëve, kot i shesin pollavrat ata, s’e kuptoj madje as si iu shiten, s’e kuptoj as kush i blen dokrrat e tyre – sipas meje Evropa ka filluar ta ndiejë turpin e “premtimeve të veta”, sepse qe lajthitur dhe vetë, siduket Evropa s’mund ta merrte as me mend se paturpësia e politikanëve shqiptarë do zgjaste kaq shumë, me dekada e dekada, andaj siduket ka vendosur që aderimi i Shqipërisë të merr fund njëherë e përgjithmonë, tani sikur t’na ishte Shqipëria dhe cullak… me cullën në fushë e me kasën bosh, pa punë, pa lekë e mozomokeq, duke i fryrë “kosit” në buzë të anarkisë a të kaosit, Evropës thjesht i ka ardhur në majë të hundës (njësoj si nënat kur “lodhen” me pafajësinë kalamajëve në dështimin për ta kuptuar… dhe e shohin që duhet të “lëshojnë” pe), sinqerisht, fitohet pershtypja sikur Evropa thjesht ka vendosur të kryhet kjo punë, mjaft është mjaft – uroj t’mos jetë kështu, qofsha gabim aq sa i rëndë : )