Lajmet e këqija për armët në shkollat, dhe tv-show “rreth asgjësë”!

[ lajmet e këqija për armët në shkollat, dhe tv-show “rreth asgjësë” ]
sguraziu – ap, maj 2021 – koment

…pasi më qe servirur pikëllimi mediatik dhe lajmi i dhimbshëm (rreth shtënies me armë në shkollë… nga një vajzë amerikane), thuase për ta “harruar” pastaj keqardhjen e pikëllimin, rastësisht po lexoja një shkrim (artikull rreth TV-serialeve, kishte t’bënte me “tropet”), citohej aty një thënie e humoristit amerikan Seinfeld, si vijon:
“…e vështirë t’bësh një vepër të mirë, shihi pak “bamirësit” e tu (super-heronjtë) çfarë heqin… Ranger-in, Superman-in, Batman-in, Spiderman-in, Elastikman-in, të gjithë të fshehur nën ca maska, identitete sekrete, s’donë që njerëzia ta dinë se kush janë, çështja përkeqësuar tepër, “faleminderit Superman që ma shpëtove jetën, por vallë u desh të kaloje pikërisht përmes murit tim, jam me qera unë këtu, kam depozituar sigurimin për këtë, si t’ia bëjë tani?” – Jerry Seinfeld

…dmth. Seinfeld aludonte që për t’bërë mirë, për aktet e tyre të heroizmit, super-heronjtë e pop-kulturës amerikane duhet ta prishin pothuaj gjithe qytetin duke i shembur ndërtesat – i bie pakashumë njësoj si të thuash: më shumë kushton t’i zësh plaçkitësit e bankës, t’i gjykosh kriminelët, t’i mbyllësh prapa grilave, sesa… paratë që ata i kanë vjedhur – është fakt, nganjëherë disa gjëra kushtojnë më shumë, ama kjo s’do t’thotë që duhet mbyllur sytë, gjoja të “kursehen” fondet publike, të tolerohet krimi duke mos bërë asgjë…

…në kontekst në shakanë e tij, tani po aludoja: e gjithë bota e kupton se për Amerikën çështja e “shtrëngimit” të ligjit rreth armëve është diç e madhe, nga aspekti i “interesave” është çështje tepër e ndieshme, do çoroditej një treg sa vetë marramendja, fjala do ishte për miliarda e triliona “humbje” – nga ana tjetër mbase amerikanët të vetëdijshëm janë që herët a më vonë duhet bërë diç seriozisht në këtë drejtim – përndryshe e gjithë bota do fillojnë të çuditen me “absurdin” e mosbërjes asgjë…

***
…gjithsesi, s’e mohon kush që humoristët amerikanë ishin dhe ngelen të mrekullueshëm, psh. protagonistët e serisë Seinfeld e dinin se “…thelbi vërtitet rreth asgjësë! Të gjithë po bëjnë diç (me TV-spektaklet e tyre)! Ne s’do bëjmë asgjë! – Shkojmë në NBC dhe u themi se kemi një ide për një show-shfaqje rreth asgjësë ?! Ata pastaj thonë: “Për çfarë bëhet fjalë në shfaqjen tuaj?”, ne u themi, “për asgjë pra… ka t’bëjë me asgjë!” : )

…mbaj mend që “Seinfeld” ishte një seri e popullarizuar, gjithsesi sot sikur u çudita pak, mësova se Jerry Seinfeld atëbotë i paska refuzuar 5 milionë dollarë për 1 episodë (për vazhdimin e sezonit 10 të serisë) – Seinfeld (qenka shfaqur pothuaj për 1 dekadë, nga 1989 deri 1998) ishte një show për “asgjë… ose rreth asgjësë”, shfaqja vërtitej kryesisht rreth 4-5 individëve të vetë-zhytur në imtësirat e jetës moderne… këtë pakashumë dhe e dija, më kujtohet t’i kem parë disa episoda të tyre, mirëpo për amerikanët paska qenë njëra nga shfaqjet më të njohura (madje për të gjitha kohërat), seria Seinfeld paska përfunduar vetëm kur Jerry Seinfeld vetë paska refuzuar të vazhdohej, qoftë dhe pasi ia paskan ofruar 5 milionë dollarë për 1 episodë…

…shkurt, Seinfeld paska qenë seri revolucionare për kohën, pasi ideja që personazhet të vërtiten nëpër episoda të tëra duke mos bërë në thelb asgjë, atëbotë paska qenë diç e padëgjuar në Amerikë – “comeee ooon” sikur thashë mëvete, mos ekzagjeroni dhe ju tani, e “padëgjuar” për amerikanët, si është e mundur pra që TV-të e Evropës e dinin që nga koha kur qe shpikur “kutia magjike” : )