S’më pëlqen “shtëpia e bardhë” presidenciale!

…shtëpia dhe s’më bëri përshtypje, e qartë se na qenka vilë dhjetra-milionëshe, le t’jetë aq më bën, s’më pëlqen sepse duket si “shtëpia e bardhë” e presidentëve, e kam sqaruar dhe më parë, s’më pëlqen “shtëpia presidenciale”, duket madhështore sepse e bardhë ama ka plan aq të vjetruar, i ka kapërcyer 2 shekuj, enden aty shpirtrat dhe fantazmat e presidentëve që nga v. 1800, s’do guxoja kurrë t’i mbyll sytë, nëse t’më zgjedhnin dhe President (jo vetëm për 4 vjet, por aso të “përjetshëm”), do ngelesha si vampir-president pa gjumë, le ta lavdërojnë mediat dhe arkitektët e botës, le të mburren amerikanët, na ishte gjoja neoklasicizëm arkitektural, s’e mohon kush, e di dhe vetë këtë detaj artistik, ama tashmë ka ngelur thjesht një shtëpi e dekadencës presidenciale, sipas meje pas gjithë asaj historie të bujshme 200-vjeçare do ishte një “muzeum” fort i bukur, ama jo “shtëpi” no way…

…gjithsesi, le t’i kthehemi fotos, le ta “fshijmë” me gomën e mendjes shtëpinë, s’na duhet, le t’shohim vetëm çfarë na pëlqen – thjeshtësia e aranzhimit të oborrit fort realistike, dmth. shumë më afër “shijes”, kot mburren presidentët por ky oborr qenka më simpatik sesa ai i “shtëpisë…” së tyre, s’paska madje as statuja as skulptura, oborr i pangarkuar me xingla-mingla luksoze, nga ana tjetër asgjë s’i munguaka, pishina aq e thjeshtë… modernisht simplistike, as e madhe as e vogël, jo e stërfryrë gjoja me ekstravagancën presidenciale por thjesht për 2 veta, shkurt e troç ideale – apo ndoshta fajet e “përhumbjes” i kanë dritat magjepsëse, ndriçimi, kaltërsia e “ujit” duket madje pakëz fatalistike, njësoj si të gjitha “bukuritë fatale”, s’di pse por më bëhet sikur dhe vetë Narcisi i mitologjisë do hutohej ay mbi syprinën shkëlqimtare dhe do mbytej, zhglluuuum : )
(sg – ap, maj 2021)