Alison Jackson – Princesha Diana… dhe gishti, 1998

Alison Jackson – Princesha Diana… dhe gishti, 1998

…mbase dihet kur do jetë shkrepur fotoja, por Sotheby’s s’kishte publikuar tjera detaje – bërë publike në v. 1998 (ndërsa Princeshë Diana e pati humbur jetën në v. 1997 pas aksidentit tragjik në Paris), fotografet-paparazzi shpesh e teprojnë, ua nxijnë jetën yjeve dhe figurave të njohura, sidomos princeshave… fansat dhe durohen disi ama paparazzi-t ta shpifin, do ta kenë hidhëruar si tepër atë ditë, gjithsesi as princeshave s’u ka hije kështu, më mirë ta kishte sharë troç (fotografët dikur s’mbanin mikrofona me vete, do shpëtonte, sharja s’do “inçizohej” nga historia) – psh. princeshave u ka hije me gishtin e “lajkave” të Fb, ama jo ashtu si Mr. Bean në Amerikë me gishtin e mesëm… desh qe bërë gazi i botës : )

…dikush pati paguar mbi 21.000 funta britanike për këtë foto, duket mjaft shtrenjtë për një foto-gisht, mirëpo s’ka dyshim që investim i mençur, meqë pas ca viteve fare lehtë mund t’i kalojë 100.000, e ndoshta t’i kap dhe milionat, kurrë s’dihet me “tekat” e pasanikëve, ata shpesh i rrisin çmimet çmendurisht, i çojnë në qiell thjesht për inat, tregtia moderne me “fetishizmat” e artit ashtu-kështu është njëfarëlloj “lufte” e të pasurve, luftë taktiko-financiare e milionerëve, e miliarderëve dhe këso “varfanjakësh” të ngjashëm : )
(sg – ap, maj 2021)