Richard Webster – “Engjëlli i Durimit”

Richard Webster – “Engjëlli i Durimit” (Orakulli i Engjëjve)

…sipas R. Webster pikërisht ky engjëlli qenka përgjegjës për demat e horoskopit, pra dhe unë qenkam nën kujdesin e tij…

“engjëlli i quajtur Asmodel e qeveris muajin Prill dhe është përgjegjës për njerëzit e lindur nën shenjën e Demit. Ai është i kujdesshëm dhe i ndihmon njerëzit ta rrisin neto-vlerën e tyre (dmth. padyshim fjala do jetë për pasurinë, shën im). Ngjyrat e veshjeve të tij janë jeshilja, e errëta dhe e bruzta. Është i qetë dhe rri ulur teksa lexon një rrotull (dorëshkrim, rrotullamë)” – paska sqaruar Webster…

…natyrisht i qetë do jetë, qëkur një engjëll, engjëjt mbase të qetë janë + qenka përgjegjës për demat + qenka simbol i durimit, ashtu-kështu engjejt i kanë të gjitha virtytet e kulluara, ama dihet qetësia, përgjegjësia… e sidomos durimi janë virtyte fort të çmuara : )

(sg – ap, janar 2020)