Hilet e kulturuara – mashtrimet “kulturore”, me kulturë!

(sguraziu – ap, maj 2021 – Koment – Ëmbëlsia e Fjalorit më të madh të Amerikës)

(qenkan marrë “vesh” me Google që nëse unë e vizitoj Internetin, sakaq t’ma bëjnë me hile : )

…fjalorët janë biznes me fjalë, për t’mbijetuar komercialisht biznesit me fjalë i duhen fjalë “extra” – dhe mbase të mbijetosh në biznesin modern duhet ngapakëz dhe “hile të hijshme” (ose le t’i quaj “hile të kulturuara”), i quajta “hile…” sepse ndoshta më pëlqen t’i definoj fenomenet sa më saktë…

…s’e mohon kush që Merriam-Webster është diç si “maja” e fjalorëve, Fjalori më i Madh i Amerikës, zor se shtyhet kush me ta, për fjalë e për baza enciklopedike janë o 1-shi o 2-shi (pasi dhe mund t’ua kalojnë francezët… a kinezët, s’e kam idenë), pothuaj secilës fjalë ia kushtojnë + një video të tërë, imagjino, njësoj si t’na ishin dokumentarë të NOVA për planetet, për “vrimat e zeza”, për shkencat e kozmosit e këso…janë aq seriozë si profesionistë të “fjalës” : )

…pra më pëlqen t’i definoj fenomenet sa më saktë, njësoj siç dhe ata të fjalorit Merriam-Webster i definojnë fjalët, kuptimet e fjalëve, thashë “hile me kulturë” sepse më pëlqen saktësia – as mendjen s’e kisha tek fjalori i tyre, ata paskan vendosur ta kenë një rubrikë “Fjala e Ditës”, në rregull, pse jo, mirëpo siduket qenkan marrë “vesh” me Google (ashtu-kështu të dyja palët “amerikanë”) që nëse unë e vizitoj Internetin, t’ma bëjnë me hile dhe hoooop dashtas-padashtas t’më hedhin në faqen e Merriam-Webster, ku unë të mrekullohem me Fjalën e Ditës (e cila për sot na qenka “lymphatic” : )

…woow, fjalë e bukur, thnx – nuk u mrekullova vetëm me kaq, para hundës m’u shfaq dhe reklama, e cila si kategori mëvete padyshim do e fitonte garën “reklama më simpatike e ditës” – të pëlqejnë fjalët? – pyeste reklama, hm ku di, ndoshta dhe më pëlqejnë (por s’besoj kjo fjaja juaj “lymphatic”), vallë si qëlloi e m’u shfaq “fjala e ditës” që mund të gjendet vetëm në Fjalorin me Pagesë – Fjalori Merriam-Webster i ka 200.000 fjalë falas, ndërsa 250.000 fjalë tjera janë me pagesë – shih pra, sa hile e hijshme, hile e kulturuar, e ngopur me kulturë : )