Duanë e duam, s’ke si t’mos e Duash një Dua : )

(sg – ap, k 2017)

…Dua Lipa, bukuroshja kosovare-britanike, më 9 Gusht na qenka në Parkun Gërmia të Prishtinës (dihet, kjo mirë për prishtinasit – unë u gëzova sepse një kusherirë e imja ishte gëzuar aq shumë), mirëpo më 17 Gusht Dua ardhka në Hasselt, Belgjikë, dhe meqë Duanë e duam dhe ne lulandezët shumë : ) vjen të këndojë në Amsterdam, në “Paradiso”, me 15 Tetor. S’i ka harruar as gjermanët, sepse dhe ata e Duan, e sidomos me qindramijëra shqiptaro-gjermanë krenarë, Dua do këndojë në Këln më 22 Tetor…
Vetë s’do shkoj as atje as atje as atje (jo se gjoja s’më pëlqyekan muzikat rinore : ) natyrisht që e Dua dhe unë Duanë, s’ke si t’mos e Duash një Dua… krenarinë e re te shqiptarëve, tek e mahnit botën me freskinë e bukurine shqiptare.

(Fotoja: Dua Lipa, “Elle” magazine, Janar 2016)