Aq shumë libra – aq pak kohë !

(sg – ap, q 2017)
…vetë s’kam libra (të botuar), por dhe pa patur… thua se Interneti na e “kompenzon” shumçka lidhur me mospasjen – në këto kohë të “bujshme” të krijimeve dhe të publikimeve, kur dhe vetëm në sferen virtuale me miliona poezi vërtiten brenda ditës, herë duke e hedhur materien e librave në Internet (si promovim të librave, nga vetë autorët), e herë duke e “shpërngulur” materien internetike për ta kthyer në libra, njeriu sikur s’di as ç’duhet lexuar më parë, aq shuuuumë libra, me mijera tituj fringo çdo vit, krahasuar me vitin pararendës ndoshta botimet dyfishohen secilin vit, krijohet përshtypja sikur ka një rritje eksponenciale… ndërsa ne ngelim po ata të njëjtit, ballafaqohemi me mungesën e kohës, me menaxhimin e “prioriteteve”, me rezistencën ndaj degradimit (psh. duke provuar ta ruajmë “vitalitetin” e mbamendjes) etj. etj, shkurt, aq shumë libra – aq pak kohë : )