Kreativiteti i fiat-istëve – herë këmishën e herë sakon!

(sg – ap, j 2020)

Fiat 600 D Multipla, 1961 – vetë s’kam ditur se kishte këso varianti (600 D Multipla), të dhënat e holandezve thonë se Fiat 600 ishte një makinë mini-klasë (veturë e qytetit) e prodhuar nga firma italiane FIAT (ok, këto të fundit mund t’i dija dhe vetë), ky varianti Multipla qenka prodhuar nga v. 1956 deri 1965, gjithsej 243.000 njësi, italianët paskan eksperimentuar me “format” e llamarinës, të njëjtit motor ia paskan ndërruar herë këmishën e herë sakon, për “Multipla” qenka përdorur i njëjti motor katër-cilindërsh (si për variantin Fiat 600), motori na qenkesh ujdisur mbrapa dhe dmth. makina “tërhiqte” me ndihmën e “prapan***” : )

…bukur, dmth. për 10-15 vjet s’paskan munguar eksperimetet ama gjithçka njësoj (përveç “formës” së llamarinave), qenkan prodhuar 1/4 e milionit duke i ndërruar llamarinat, e qartë që fiat-istët eksperimentues të zotët, aty-këtu duhet ndryshuar llamarinat sepse duhet “stimuluar” shitjet, e ç’faj na kishin të ngratët, llamarinat me kohën thjesht bëhen bajate si “formë”, blerësit ftohen, s’i vizitojnë garazhet as sallonet, motori dhe s’shihet ama padyshim llamarinat bien në sy nga aeroplani : )