0 gradë në Londër, 30 gradë në Izrael!

[ 0 gradë në Londër, 30 gradë në Izrael ]
(sg – ap, 5j 2020)

…një reklamë e Fb s’më shqitej sot (i tregova madje dhe të dashurës – dmth. asaj të vërtetes, që e dua pa hile, anise për momentin ajo s’më do dhe aq), si për inat reklama insistonte të shkoj në Izrael, tek ty dimër thoshte, në Londër 0 gr. celsius, në Izrael 30 gradë, ia vlen të fluturosh në Eilat, të skuqesh nga dashuria n’Detin e Kuq, nisu pra, escape to the sun…

…e t’më pllakosi pikëllimi, pa hezituar i thashë “JO, si s’keni turp ju reklamaxhinjtë e Fb, si na u kënaqka njeriu fillikat vetëm në Izrael, pastaj çfarë nëse fillojnë raketat fijuuuu (gjoja për t’i rrëzuar ato dronet e spiunazhit të Iranit), çfarë nëse bëhet tepër “nxehtë”, njeriu pandeh se lahet rehat n’Detin e Kuq, ndërsa përfundi fillojnë e turfullojnë nëndetset e Trump, si Kuajt e Neptunit, epo kot reklamoni ju të Fb, s’ma hedhni dot, s’ju shitet : )

– – –
[ paskam komentuar kështu në pikë të dimrit vitin e kaluar, më 5 janar, i paskam refuzuar ofertat, për inat – ec e mos i refuzo kur këtu 0 gradë të mërdhirë, andej reklamat flasin për bikinitë – ndërsa kushedi ç’lajme për dronet e për politikat do jenë vërtitur atëbotë në mediat… meqë i paskam përmendur ]