Opinione si tipologji ordinere e “ballkanizmit”!

(sg – 23 Tetor 2019 – koment në TemA)

Dritan Hila merret me “hile e me psikologjisje” te zhgenjyerish, i shtremberon gjerat sic ia ka enda, i interpreton sipas botekuptimit te vet (nga nje perspektive e caktuar, gershetuar e hibridizuar me HILE, ne te gjitha ato qe i ka permendur ka dic te “vertete” – e vertete e adaptuar – dihet, korbit zezona dhe te vegjlit e vet i duken me te bukurit e botes), Dritan Hila “komenton me privilegj” ne Tema sepse e ka privilegjin, ama as idene e francezeve NUK e ka (ai vetem zerin ua ka degjuar francezve, Hila e paska vetem “idene e Bushit” ne koke, vetem “bushizmin” – sipas tij francezet qenkan me te prapangelur se “bushizmi”, francezet hane kashte… ndersa Dritani hengerka bakllava e tullumba ballkanike, per fat te keq keso opinionesh jane tipologji ordinere e “ballkanizmit”, gazetat dhe mediat shqiptare merren kryekeput me opinione (sepse boss-t e mediave duhet te flirtojne me biznismenet (e tipit a la Kokedhima, pasuruar brenda nates gjate katrahurave anarkike, e gjithe Evropa e di qe mediatiket shqiptare jane te shitur dhe kane shume “kokedhimbje”, perndryshe s’mund te mbijetojne), boss-ve shqiptare iu konvenon te kete sa me shume OPINIONE e sa me pak FAKTE – personalisht s’e njoh (si Dritan) por meqe e ka shprehur opinionin e vet ne TemA (e meqe TemA eshte “shqiptare”) do t’i thosha: TURP o Dritan, TI VETE S’QENKE ASKUND PER TE QENE I EVROPES, pandeh ti se duke lexuar gazeta ballkanike dhe hooooop na e mesove gjithe politiken e Evropes, te francezve… e paske bere “uje”, po shihet – TURP !

***
Që ta mbyll me Francën, legenin e vogël dhe karafilët e vendit

Që ta mbyll me Francën, legenin e vogël dhe karafilët e vendit

19 Tetor, 2019 10:08
by S B Aktualitet – Blogu TemA

Nga Dritan Hila

Ne vitin 2011 Gadafi me nje grusht beduinesh dhe mercenaresh serbe e kishin vene shah mat grandeurin francez, i cili s’kishte aparate fluturimi naten te avioneve te saj.
Pordha e madhe e Frances, iniciatore e luftes me Libine, kishte ngelur mes dunave libike, dhe Sarkozi nese nuk vriste Gadafin, rrezikonte t’i dilnin zarfet qe kishte marre nen dore ne fushate elektorale.
Shefi i NATO-s ato mote, Rasmusen, merr udhen per Uashington dhe i lutet Obames te fuste ne lufte F-16 e tij, perndryshe perendimoret rrezikonin te turperoheshin ne dyert e Benghazit.
Obama u prek dhe hodhi ne fushebeteje aviacionin dhe SEAL. Ishte nje kosto per Obamen, pasi qe pas refuzimit francez per te qene aleate ne luften e Irakut, amerikanet e quanin francezet kudo e kurdo, ne jeten e perditeshme apo filma, “French fries” (asocacion fonetik me parate te skuqura).
Ende sot amerikanet nuk i falin francezet, njerezit qe i kane detyruar te bejne dy Luftera Boterore per hater te squlltesise se tyre dhe t’i fusin ne Keshillin e Sigurimit, megjithese gjithe-gjithe ne L2B kishin si kontribut vetem divizionin e Leclerk dhe pordhet e De Gol.
Ndersa shqiptaret pa sabotimin e Frances si pjese e KFOR, do kishin Mitrovicen.
Ishin ata qe penguan integrimin e qytetit dhe fuqizimin e strukturave paralele serbe.
Ndersa ne, teposhte Drinit, duhet te qajme hall sepse pervec idioteve tane te padobishem qe i gezohen refuzimit (nena e debileve eshte vazhdimisht me barre ne keto troje), nje gerontofil na ka komplikuar tmerresisht rrugen per ne BE.