SG – Punuar nga letra ricikluese, 2004

PUNUAR NGA LETRA RICIKLUESE
S. Guraziu, 2004

Ti nipi i Xhepetos, kukullaxhi poetik
që tash më krijove, m’i fale pak vargje
sido t’më quash më quaj, më emëro
më le pa emër, sido t’më gdhendësh
më gdhend, të hollë shkopth,
Stanlio ose të trashë Olio…

(nuk kujtoj, assesi poeti s’është
ndonjë ponny trashaluq, i zi apo i kuq
tek kullotë barë të njomë poetik)

më quaj artist, më quaj gogol
meqë më përshkruan, ma vizaton
natyrën dhelpërore në sytë
mos u ngut tash, mos harro
t’më bësh dhelpër duke dalë
duke hyrë me nguti në kotec

(për ponny-n trashaluq shijen
e kullotjes ta përshkruash të karameltë…
nuk të përzihem)

por dhelprës dinake patjetër (insistoj!)
në vend të syve dy kamera termike
ta shohin në terr ngrohtësinë e trupit
anatominë e fjetur të zonjës ko-ko-ko
vezën e gatitur, lëvozhgën thellë
qeskën e brishtë, kurrë mos mendo
fare dhelpërisht, në një aso veze
mund t’zëjë fill cilido zogth kopil
shtalbush i paqëruar, anise xhentil