Salmoni u dashka sipri…

[ salmoni u dashka sipri ]

[ patate, harengë e thartë, salmon i tymosur, panxhar, presh dhe salcë kosi – thotë kjo receta gjermane (në holandisht) – si këshillë në fund receta thotë: e shijshme me bukë “baguette” të freskët… eeee mo dhe pa bukë fare, patjetër do jetë e shijshme dhe e shëndetshme : ) ]
…patatet u dashka të zihen për 15 minuta, u dashka të qërohet panxhari dhe të grihet imët, pastaj thotë duhet bërë salcën me mustardë, me lëng limoni, me kos dhe me mjaltë, pak kripë e piper u dashka po ashtu – pastaj u muar vesh… duhet përzier gjithçka, në fund salmoni i tymosur u dashka mbi sallatën…

(sg – ap, q 2021)