Për Jeff-in dita e fundit si CEO i Amazon

për Jeff-in dita e fundit si CEO (pasaniku më i madh i botës… dhe pa flokë booo : )

…mësova se sot për Jeff Bezos do jetë dita e fundit si CEO i Amazon, pas 27 viteve vendin e “kryeplakut” do ia lëshuaka ndokuj tjetër, dhe bukur… i lumtë për krijimin e perandorisë tregtare të quajtur “Amazon” (anise tashmë s’është vetëm “tregtare”) – duke qenë Bezos personi më i pasur i planetit sikur po çuditesha pakëz, hm… pa shih njëherë, me qindra miliarda i pasur dhe s’i ka “mbjellur” as flokët, as dhëmbë të florinjtë, nuk mban as “piercings”, as vathë, as tatuazhe… asgjë. thjesht xham – gjë që s’mund të thuhet, bie fjala për ish-Presidentin Trump, ky i fundit ia pati nisur me kacagjelosjen, me ngrefosjen, me kapardisjen, me krekosjen, me lavdërimet, me egotizmin, me mburrjet e me mendjemadhësinë… që me milionin e parë (madje dhe milionin e parë siduket e pati fituar me “ndihmën” e nënës së vet), pa le që më vonë filloi t’u vardisej lloj-lloj bukurosheve të Miss Universe etj etj – shkurt, ec e merre vesh, e qartë se dhe të pasurit mund të kenë “karaktere” të ndryshme, herë do kemi laryshi fare simplistike e herë lloj-lloj nuancash kameleonike : )

(sg – ap, k 2021)