Maggie Smith – Kocka të mira

Maggie Smith

…sipas poetes Smith, bota është të paktën gjysmë e tmerrshme, madje ky është një vlerësim modest, ama duhet mbajtur sekret për fëmijët, duhet gjetur këshilla mashtrimtare, lloj-lloj mënyrash të këndshme iluzioniste që t’ua “shisni” fillimisht vetë fëmijëve tuaj…

KOCKA TË MIRA
Maggie Smith [ 1977, ShBA ]

Jeta është e shkurtër, anise këtë
e mbaj sekret për fëmijët e mi.
Jeta është e shkurtër, dhe unë
e kam shkurtuar timen
me njëmijë mënyra të këndshme,
këshilla mashtrimtare, mënyra
të këndshme iluzioniste.
Do e mbaj sekret për fëmijët
e mi. Bota është të paktën
pesëdhjetë përqind e tmerrshme,
madje ky është një vlerësim
konservativ, ndonëse e mbaj
sekret për fëmijët e mi.
Për çdo zog ka një gur hedhur
një zogu. Për çdo fëmijë të dëshiruar,
një fëmijë të thyer, me qese asfiksuar,
mbytur në liqen. Jeta është e shkurtër
dhe bota është të paktën gjysmë
e tmerrshme, për çdo lloj
të huajish ekziston një dikush
t’ju thyejë, anise këtë e mbaj sekret
për fëmijët e mi. Jam duke
u përpjekur t’ua shes botën.
Çdo tregtar i denjë shtëpish,
tek ju përbiron vrimës reale
të botë-gropës septike, cicëron
rreth kockave të mira: Ky vend
mund t’ishte i bukur, apo jo?
Ju mund ta bënit këtë vend të bukur.

– – –
© M. Smith – Burimi: revista Waxwing (Nr. IX, Verë 2016), via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin: S. Guraziu, Ars Poetica, 2021
© fotoja e poetes Maggie Smith – Lauren Powers