Shpikësi i “qesh-o-grameve” – gjithçka pati nisur me një miush : )

sguraziu – ap, t, 21

e qeshura është e përjetshme, imagjinata s’njeh moshë, dhe ëndrrat janë… përgjithmonë” – Walter Disney (1901-1966)

…sot “Disney…” mbase është diç si perandori e paskajshme, s’kam imagjinatë as ta kapërthej “madhështinë” e kësaj kompanie, edhe nëse ta harronim një shekull si trashëgimi, edhe nëse t’i harronim me filma, me “mickey-miusha”, me tradita e me gjithçka, prapë… padyshim vetëm “Dizniland-i” ngelet sa të duash marramendës, s’e mohon kush, gjithsesi sa i përket industrisë amerikane të argëtimit, që nga fillimi Disney thuase mëtonte të bëhej ajo ikona e “buzëqeshjes së përjetshme”, kuptohet buzëqeshja e tij do shtriqej si rrezet e diellit aneskaj globit, do bëhej i mirënjohur në mbarë botën, rishtas kuptohet që suksesi dhe ngjitja “shkallëve te qiellit” qe paraprirë nga ca fillime më të vogla, ai vetë përherë ua kujtonte njerëzve “gjithçka pati nisur me një miush” : )

…Disney ishte një ëndërrimtar dhe imagjinues i paparë, me dashurinë e tij konstante për artin filloi të eksperimentonte me animacionet, ndërkohë do e përkryente zotësinë “animative”, për kohën zor të shtyhej kush me të, saora do krijonte filma të shkurtër vizatimorë (do i quante “laugh-o-grams” – qesh-o-grame), nese buzëqeshjet nuk mungojnë edhe ambicjet, energjia bëhen të pashtershme, do ikte në Hollywood për ta nisur studion e vet filmike, i buzëqeshur… prore në ballë të inovacioneve filmike dhe të ideve sa i përket komercializmit, psh. do e krijonte filmin e parë vizatimor ku audienca të dëgjonte tinguj të sinkronizuar (që përputheshin me aksionin në ekran), e po ashtu në historinë filmike “Borëbardha…” do ishte filmi i parë i “gjatë”, dmth. i zhanrit të vizatimorëve…

***
”Laughter is timeless, imagination has no age, dreams are forever.” – Walter Disney (1901-1966)