Paradoksi i lashtë i “gënjeshtarit”, dhe parlamentarët kosovarë!

S. Guraziu – Ars Poetica, M 2018

“Fjalët e mia dhe tutje fjalitë që i thashë nga foltorja e Parlamentit nuk janë të vërteta, madje as vetë kjo fjali s’është e vërtetë.”

Paradoksi “nyjëzohet” tutje me vetveten – nëse fjalia e sapothënë është e vërtetë, atëherë nuk është e vërtetë dhe fjalia bie në kundërshti me vetveten. Nëse fjalia vërtet nuk është e vërtetë, atëherë nuk është e vërtetë që është e pavërtetë, pasi fjalia është duke vërtetuar jovërtetësinë e vet, dhe pra është e vërtetë. Fjalia në fjalë është e vërtetë atëherë dhe vetëm atëherë nëse ajo t’mos jetë e vërtetë.

***
…derisa po shihja një video nga seancat e Parlamentit të Kosovës (aso që i hedhin në Youtube “mediatikët” partizanë), një politikan që po fliste vetëm sa nuk thoshte “t’jem i sinqertë, në fakt jam aq gënjeshtar“, se si ma kujtoi këtë “paradoksin e gënjeshtarit”, i cili njihet që nga lashtësia filozofike dhe të cilin pra u mundova ta shpjegoj sa më thjeshtë : )