Koloseumi në Romë, simboli perandorak (Amphitheatrum Flavium)

Kishte vend për 50.000 njerëz, përmasat pothuaj marramendëse dhe për sot, pa le për atëherë, 156 metra gjerësi, 189 metra gjatësi dhe 57 metra lartësi. Amfiteatri më i madh ndërtuar ndonjëherë nga Perandoria, ishte dhe ka ngelur si një simbol i Perandorisë Romake, sot është njëri nga atraksionet më të mëdha turistike të Romës.

Qytetarët e Romës së lashtë mund të hynin në amfiteatër pa ndonjë biletë a pagesë, ishte falas. Ata mund të kënaqeshin, mund të pinin dhe të deheshin tapë, herë-herë mund të grindeshin e të grushtoseshin (nëse nevoja), madje mund të piqnin mishra në zgarë e të argëtoheshin me miqtë “unlimited” :), sipas qejfit…

Grafika ngjitur (si paraqitje artistike e dikujt – artisti i panjohur) na flet për faktin që lloj-lloj tymrash e aromash përziheshin me ajrin, lloj-lloj kundërmime djersësh, pluhur e “avullime” të gjakut, atmosfera dhe dramatikja “përzihej” me klithma e kërcitje armësh, me shtypje kafkash, me thyerje kockash, vdekjet në arenën qoftë nga kafshët e egra si luanët etj. qoftë nga topuzët e shpatat e kundërshtarëve ishin “sporti” dhe zbavitja…

Ndërtimi i Koloseumit pati zgjatur pothuaj 2 shekuj, pati filluar nga Perandori Vespasian rreth viteve 80 para e.s. dhe punët patën përfunduar nga Perandori Titus në vitin 80 pas e.s. (ndonëse një perandor tjetër pas tyre, disa vite pas përfundimit, i pati bërë disa ndryshime në ndërtesën).
(s.guraziu)