Pueblo-odajat, Mesa Verde, dhe Guidat simpatike (të Lonely Planet)

(sguraziu – ap, nëntor 21)

(…me gjasë nëse kombinohen arkeologjia + turizmi + komercializmi, atëherë lindin sqarimet më të ëmbla guideske : )

…Mesa Verde, vend i veçantë, vendi më i madh arkeologjik dhe më së miri i ruajtur në ShBA, vendndodhja e mbi 5000 “vatrave” të Pueblo-stërgjyshëve, zhvilluar gjatë qindra viteve përpara se t’braktiseshin papritmas në shek. XIII, për arsye ende të panjohura. Mesa Verde është unike në mesin e parqeve kombëtare amerikane me fokusimin për ruajtjen e relikteve kulturore të këtij qytetërimi – thuhet në prezantimin e Lonely Planet.

Se përse qenë braktisur… u muar vesh, nuk dihet, por mrekullia që ka ngelur, për vizitorët do ishte një nga aventurat më emocionuese, psh. vizita e “Shtëpisë me Ballkon” do ishte më sfiduesja – thotë Lonely Planet, kërkon zbritjen shkallëve prej 30 m në kanion, më pas do duhej të ngjiteni një shkalle tjetër 10 m të lartë, të zvarriteni nëpër një tunel 4 m të gjatë dhe të ngjiteni një serie tjetër prej shkallësh rreth 18 m… për të dalur – e qartë se, “Pueblo-Shtëpia me Ballkon” padyshim do ishte vizit-sfida e parkut Mesa Verde : )

***
Gjithsesi, le ta gudulisim pakëz dhe 1 detaj simpatik (s’duhet mohuar, jemi mjaft fatlumë ne modernistët – me gjasë nëse kombinohen arkeologjia + turizmi + komercializmi, atëherë lindin sqarimet më të ëmbla guideske):

…”banorët e dikurshëm të ‘Pallatit Shkëmbor’ ishin pa ujë të rrjedhshëm, sidoqoftë, ka mundësi burimet përtej kanionit, poshtë Tempullit të Diellit, ishin burimet e tyre kryesore të ujit”… – sqaron Lonely Planet

…ok, thnx, detaj interesant, pastaj sikur po e vrisja mendjen tutje: edhe nëse ta kishin një burim atje brenda (1 ujë të rrjedhshëm) s’e kam idenë si do ia bënin për distribuimin e ujit nëpër gjithë odajat e “hotelit shkëmbor”, athua vallë sa t’përparuara do kenë qenë industria e gypave, ventil-acionet, “airconditioning”, instalacionet, vallë sa profesional-istë do kenë qenë Pueblo-instaluesit e ujit, sot i kemi panumër avancime, sa të duash DIY-dyqanesh mbushur me veglash dhe prapë s’dimë t’i përdorim, instaluesit e ujit janë “kastë mëvete” e zanatxhinjëve, me plot të drejtë e kanë pushtuar tregun, gjithë ekspertizën e vet, dhe janë mjaft të shtrenjtë…

…s’është se në kohën tonë, dmth. në shek. XXI gjithë banorët e “planetit të vetmuar” na i paskan çezmat dhe pishinat luksoze, ka mjaft vendbanime “moderne” që ende s’e kanë zgjidhur çështjen e ujit të “rrjedhshëm”, s’është nevoja t’i përmendim “të paprekshmit” (e Indisë moderne – në numër mund t’jenë sa i gjithë Wyoming-u i Amerikes, komplet), le t’i lëmë rehat dhe fshatrat “rurale” të 1 kontinenti komplet (s’e kemi fjalën për Antarktidën, as për Atlantidën), ose bie fjala 10 shekuj para Pueblo-stërgjyshëve, romakët (qytetërimi më i përparuar që njihte bota) na ishin fort të zotët për akuaduktet, për viaduktet, për koloseumet, për katapultet e për shumçka, e saktë… mirëpo as ata s’është se na kishin bash të gjithë “dush e çezma”, Roma në “kulmin” e saj (thonë historianët) mund t’i ketë patur rreth 1 milion banorë, diç si mega-metropol perandorak i llojit të vet, por ndoshta as 1% e tyre s’na kishin çezma, zor t’kenë patur, as vetë senatorët, as “elitarët” e armadave, as krye-romakët e politikës s’na kishin bash të gjithë “dush”, edhe ata ende me kova e me tasash…

…se Pueblot s’kishin “dush e pishina” mund ta merrnim me mend dhe vetë – i dashur “Lonely Planet”, ca shekuj më vonë pas braktisjes së Pueblo-odajave, Amerigoja kureshtar e pati kuptuar që s’kishin as Navajot, as Apaçët… madje-madje as andej fare “poshtë”… në Jugoria të kontinentit, dihet se dhe Mayat njësoj, edhe ata të ngratët ende pa “çezma e dush…”, euro-vizitorët, lundërtarët dhe kureshtarët e përtej-oqeanit patën hequr të zezën e më të zezës, me puthadorë e me konkuiskadorë të gjithë në kërkim, bredh e bredh cep më cep… por kot, askund s’patën gjetur luksozitete akuatike as ujë të ngrohtë – shkurt, ec e mos buzëqesh me turizmat, me ambicjet e me joshjet simpatike të lexuesve nëpër guidat e kohës sonë : )