NGOPUR MUZIKË
Dorianne Laux [ 1952, ShBA ]
Nganjëherë, kur me veturë në rrugëtimin e gjatë,
dhe kemi folur mjaft, dhe kemi dëgjuar
mjaftueshëm muzikë, dhe ndaluar dy herë,
një herë për t’ngrënë, herë tjetër për ta shijuar
peizazhin, pastaj zhytemi në këtë ritëm heshtjeje.
Lëkundet mes nesh “shko e kthehu”
si urë-tërkuza mbi liqen.
Ndoshta ajo që s’e themi
është çfarë na shpëton.
– – –
© 1994 D. Laux – Burimi: “What We Carry” (BOA Editions), via Poetry Foundation, USA
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2021