W. H. Rinehart – Latona dhe fëmijët e saj, Apolloni dhe Diana, 1874

W. H. Rinehart (1825-1874) – Latona dhe fëmijët e saj, Apolloni dhe Diana, 1874

Latona (sipas versionit mitologjik romak, ose Letoja sipas atij grek), perëndesha e Errësirës, ulur pranë fëmijëve të vet – fjetur Apolloni dhe Diana (ose Artemisa, sipas v. mit. grek), binjakët që ajo i kishte nga Jupiteri (ose nga Zeusi, sipas v. mit. grek). Perëndesha i shikon ata me dashuri, ashtu në gjumin e qetë foshnjor, më vonë për t’u “bërë”… Apolloni perëndia e Dritës – përkatësisht Dielli, dhe Diana perëndesha e Hënës dhe e gjuetisë.