Shtresë mbi shtresë Troja qe bërë bjeshkë (infografikë)

(sguraziu – ap, n21)
…edhe pse Herodoti mjaft bukur e pati “kritikuar” Homerin për sajesat e bukura epikale, për epikat e hijshme dhe të pasakta, psh. pati sqaruar se Parisi me Helenën atëbotë NUK ndodheshin fare në Trojë por në Egjipt, sidoqoftë arkeologët me vite e dhjetra vite, hulumto e gërmo, mbi 300 ekspertë të fushës dhe 2 universitete (Cincinnati Univ., ShBA + Tübingen Univ., Gjermani) thuase insistojnë se “shtresë mbi shtresë” Troja qe bërë bjeshkë, psh. patën thënë se [ Troja II ] dikur ishte rreth 9 hektarë me rreth 3300 banorë (dmth. sa një fshat), pastaj [ Troja VI ] do bëhej rreth 25 hektarë, do i kishte rreth 10.000 banorë – patën sqaruar ata…

…në rregull, fort bukur – ama me gërmimet sikur na i bëni “lëmsh” dhe llogaritjet, nëse Troja me burra, me pleq, gra, fëmijë, foshnja, nuse e vajza… na i paskësh patur 10.000 frymorë, atëherë vallë ç’iu deshën Homerit rreth 1200 anije, armadat prej 70.000 deri 130.000 burrash, sipas nesh dikush do jetë ngatërruar “lëmsh”, o Homeri o ai Gjeneral-Strategu, nëse i nis 1000 anije atëherë dhe vetëm nga 10 burra t’u kishin hipur dhe ja, do zbarkonin andej 10.000, madje as Akili dhe as 2 Ajaksat s’duhej të niseshin, qenë lodhur kot, patën vajtur dëm kryetrimat, qëkur (nga ana tjetër, për t’u “rivalizuar” sadopak me armikun) trojanët do duhej t’i mobilizonin madje dhe foshnjat + gjyshet komplet të Trojës : )