Evelyn De Morgan – Adhurimi i Mamonit, ~1909

(sguraziu – ap, n 21)
* Mamon – (rel, simbolizëm), simbol i religjionit të krishterë për “dominimin e parasë”, si adhurim, si kult apo si idhull i përshkruar në Bibël, termi është një fjalë siriane për paratë, apo për pasurinë materiale, i referohet situatës ku paraja dhe pasuria adhurohen si zot…

…verdhushkat s’do duhej t’na mashtronin, no way… tekefundit ashtu janë parapritjet, anise disa prej nesh (si shpirtra të rëndomtë) ashtu-kështu jemi rehat, jemi vetvetiu rezistent, ndërsa dihet që s’është asfare e lehtë, gjithçka rreth parasë na tundon, psh. që nga politikat, TV-mrekullirat, substancat (dmth. halucinogenët e këso : ) industria argëtuese, industria ushtarake (armatimet… e këso), automobilistikat, estradat e muzikat, famoziteti, filmat… gjithçka, thuase si për inat gjithçka e kësaj bote moderne është lidhur “KUSHTIMISHT” me verdhushkat – për fat të mirë, kuptohet jo gjithsecili peshk i oqeaneve do ta kafshojë “grepin”, apo jo, ka sa të duash peshq me fat, psh. mua s’më kanë “mashtruar”… sinqerisht (kam dhe dëshmi madje, qebesa s’jam as milioner as miliarder : )

Bibla SQ
“Askush nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t’i qëndrojë besnik njërit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t’i shërbeni Perëndisë dhe mamonit.” – Mateu 6:24 (Bibla Shqip – Përkthimi Diodati i Ri i Rishikuar)

Bibla EN
“No one can serve two masters, for either he will hate the one and love the other; or else he will be devoted to one and despise the other. You can’t serve both God and Mammon.” – Matthew 6:24 (The World English Bible, WEB, 2000)

ngjitur:
1. Evelyn De Morgan (1855-1919) – Adhurimi (Kulti) i Mamonit*, ~1909
2. Autor i panjohur – Engjëlli “djallëzor” Satani i maskuar tashmë gjoja si një “engëll i mirë” duke e mashtruar vetë Evën (atë pra, po, të parën e njerezimit… të dashurën e Adamit)