Gjuhët e pakicave në Itali (Hartë)

(sguraziu – ap, n 21 – koment)
…është mjaft interesante si “detaj” se në Italinë e sotme ndoshta s’ka më shumë gjermanë sesa shqiptarë (anise nuk e di saktë sa janë, për asnjërën palë, dmth. me shifra e statistika, por thjesht bazuar në detajet e “hartografisë”), e dimë se në Jug-Itali ka sa të duash shqiptarë, e dimë se si pati rrjedhur historia “skënderbegiane”… e dimë për shpërnguljet e për vazhdimet, por megjithatë, imagjino arbëreshët me shekuj e shekuj duke i rezistuar “tëhuajsimit, presionit kulturologjik, asimilimit total”, bravo Arbëreshve e ARBËNORËVE kahdo që t’jenë nëpër botë, për ruajtjen e gjuhës, të traditave dhe për gjithçka…

…dihet se mes shqiptarëve dhe italianëve s’ka patur kurrë ndonjë ngrehinë politike “vullnetare” : ) bie fjala s’ka patur ndonjë “sacrum romanum imperium” që të zgjaste sëpaku për nja 10 shekuj, historia evropiane na servir lloj-lloj shembujsh, psh. duke u bashkuar kurorat mbretërore Franko-Italiane (që i bie “bashkim” i Mbretërisë së Italisë me atë të Francisë – e që më vonë do ishte Mbretëri e Gjermanisë) historia na thotë që italianët e gjermanët patën qenë “BASHKË”, nën një kulm politik e kulturor për sëpaku 1 mijëvjeçar, bashkim madje i “shenjte” – okidoki, tashmë imagjino pakëz sikur italianët t’na ishin bërë “bashkë” me shqiptarët për nja 10 shekuj të gjatë, imagjino t’na kishte zgjatur diç si perandori Alba-Italiane, apo Italo-Albaniane (kjo njësoj, meqë imagjinare… rrotulloje si të duash), sikur po thosha ehuuuu, nëse ashtu atëhere padyshim sot gjysma e Italisë do njihej si “Alba-Itali”, garant SHQIPJA sot do na ishte gjuha e 2-të zyrtare e Italisë, tekefundit imagjinata jonë sot do ishte e “saktë” nga Roma e tutje poshtë deeeeeri me Sicilinë komplet : )