Joseph Bruchac – Gjurmët

GJURMËT
Joseph Bruchac [ 1942, ShBA ]

Duke i parë fotot
e paraardhësve
nga shekull i kaluar

është ngjashëm
si t’i shohësh gjurmët
e gishtave të tu –

rrathë e vija
stampime
që s’mund
t’i njohësh

derisa dikush tjetër
me syrin e një të huaji
i sheh nga afër
dhe ta thotë se je ti.

– – –
© J. Bruchac – Burimi: “Poezi Indigjenësh Amerikanë”, via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2021

***
Joseph Bruchac – shkrimtar e folklorist amerikan (ose më saktë abenako-anglo-sllovako-amerikan) i cili shkruan kryesisht për indigjenët e Amerikës, pasardhës i popullit Abenaki (indianë që jetojnë në Kanada dhe në ShBA) – “sfondi” etnik mjaft i larmishëm i Bruchac padyshim e paraqet dhe etno-laryshinë letraristike të Amerikës moderne…
(sguraziu)

[ piktura: Robert Griffing – “Duke u bërë gati për takim me armikun” ]

Robert Griffing – “Duke u bërë gati për takim me armikun”