Kur SHQIPES ia bëjnë me hile në “INDO-LISIN e gjuhëve”!

…në seksionin Anglisht të Wikipedia, mbrëmë zbulova se dikush e kishte punuar një diagram fort simpatik e “skematik”, lisin e gjuhëve INDOEVROPIANE ashtu me degët e me gjethet gjelbrushe, edhe pse SHQIPES me vjetërsinë e vet, me ëmbëlsinë e vet… si gjuhë zanafillore prore i shkëlqen balli i krenarisë (dmth. si kryegjuhë, si “kategori” mëvete), për fat të keq ai diagramisti e kishte “fshehur” diku fare në fund të bishtit, madje mezi e “gjeta”, s’më erdhi aspak mirë, ehuuu… SHQIPES përherë i ka takuar oxhaku i diagrameve, gjithmonë i ka hije vendi e kryevendi – keqardhja për jokorrektësinë thjesht më shtyri t’ia rregulloj “lisin”, madje ia propozova 2 alternativa “vendore” : )
[sguraziu – ap, n 21]