Simetrikat urbane, dhe hartat më perfekte të planetit…

(sguraziu – ap, n 2021)

[ fotot: Mohit Kumar – Simetri Urbane (Urban Symmetry), 2018, 2020 ]

…duke i parë ca foto “dronike” të Mohit Kumar (njëra shkrepur në Australi, si foto ajrore të simetrisë tokësore) sakaq më shkoi mendja tek hartat e ShBA (dmth. shtetet federale të ShBA) njëkohësisht duke menduar për hartat e Ballkanit – lum si amerikanët, lum dhe si australianët, gjithçka fringo e me plan, qoftë hartat qoftë urbanistikat, e lehtë t’i bësh gjërat “simetrike” qëkur qytetet fringo, me arkitekturë e me planimetri, australianët gjithçka duhet nisur e vizatuar nga e para, njësoj dhe amerikanët, ata kur i patën ndarë kufijtë e shteteve thuase thjesht me vizore… viiiiii-uuuu-drejtvizorisht, psh. hartat e Wyoming dhe të Colorado padyshim do jenë hartat më PERFEKTE të planetit, qëkur 2 “katërkëndësha” të përkryer, s’ka shans për ngatërresa, gjeneratat futuristike jane rehat, kurrë s’do grinden për kufijt – pastaj m’u kujtua se si patën hequr atëherë për ta ndarë “hartën e Bosnjes” në v. 1995 (Marrëveshja e Dayton), duhej patjetër marrëveshje por assesi të merreshin vesh me kufijt e me enklavat “lëmsh”, sa rehat do ishte Ballkani sikur t’i kishin hartat “drejt” ashtu, fiiiuuuu ngjashëm si amerikanët, si australianët, ngjashëm si harta e Colorado, ndoshta s’do ishte aspak ide e keqe që shtetet ballkanike t’i vizatonin kufijt rishtas, why not… të ulen dhe të akordohen për një kompromis final, për një marrëveshje fundimtare, me vija të drejta… me vizore, njëherë e përgjithmonë, padyshim s’do kishte tutje as luftra as… : )