Grand-numër, numër grandioz.. “panumër” shifra të Pi (π )

(sg -ap, n 2021)

(ngjitur: fare lehtë numri më i madh që mund ta keni hasur ndonjëherë, anise rekordi aktual i Pi është 31.4 trilionë shifra : )

Qëmoti grekët e lashtë dhe kinezët do t’i llogarisnin 4 shifrat dhjetore të Pi (π = 3.1415). Në v. 1665 Njutni i madh arriti t’i llogariste jo më pak por 15 shifra (π = 3.141592653589793).
Sot, me kompjuterët e fuqishëm rekordi aktual është 31.4 trilionë shifra. Nëse të shtypej një libër me gjithë këto shifra, do t’ishte diç si një mega-libër, libër gjigant super-i trashë, afërsisht 400 km i trashë – thonë kalkulatristët, ekspertët e matematikës. Dhe (si krahasim i “trashësisë”) 400 km është lartësia në të cilën ISS (Stacioni Hapësinor) orbiton rreth Tokës : )

Pi (π) është numër joracional – të tillë numra s’mund të shprehen si thysa të numrave të plotë (racionalë), decimalizmi ose forma dhjetore e një numri joracional zgjatet pafundësisht. Andaj dhe shifrat “decimale” të Pi mbase do t’vazhdonin përgjithmonë – kjo do t’thotë që kurrë s’mund t’i shkruajmë të gjitha shifrat e Pi, thjesht e pamundur.

Madje, përveç “bishtit decimal të pafund” matematikanët besojnë se Pi (π) e ka dhe një veti tjetër po aq interesante: se është një numër NORMAL – thonë ata.
Normaliteti në fjalë nënkupton se shifrat nga 0 deri 9 (brenda Pi) shfaqen krejtësisht në mënyrë të rastësishme, thuase natyra (për ta përcaktuar vlerën e Pi) ta kishte hedhur një zare 10-faqëshe pafundësisht-herë.

Nëse do bazoheshim në spekulimet e Ajnshtajnit (ai kishte probleme me “dyfytyrësinë e kuantikave”), e dimë që “Zoti s’merrej me hedhje zaresh…”, kështu që padyshim do ketë qenë Natyra : )