“Mona Liza Mediatike” qenka strehuar në Itali

(sg -ap, 26 n 2021)

(Sharbat Gula, “vajza” afgane) – nga lajmet mësova se Sharbat Gula paska mbërritur në Itali…

***
/…Sharbat Gula ishte 12 vjeç kur qe fotografuar nga Steve McCurry në një kamp refugjatësh në Pakistan. Fotoja qe shkrepur në v. 1984, një vit më vonë u shfaq në ballinën e National Geographic dhe sytë e Gulasë e mahnitën botën me gjelbërsinë e brishtësisë shpirtërore.
Vajza me sy të gjelbër thjesht u bë simbol universal i refugjatëve, i trazirave politike e sociale nga rajoni i trazuar. Fotoja është përdorur gjithandej, aq gjerësisht, ndoshta s’ka sy të kësaj bote që nuk e kanë parë. Mediatikët thonë se fytyra e Sharbat Gula u bë një nga fytyrat më të famshme, më të njohura të “individëve të panjohur” të shekullit XX.
Gjithçka e impresionit rreth “vajzës sygjelbër” e pati shtyrë fotografin McCurry ta gjente znj. Gula në v. 2002, pati hequr për ta gjetur mirëpo e pati gjetur, dhe përsëri e pati shkrepur “portretin” e saj. Sipas meje lirisht mund të quhet “Mona Liza Mediatike” e bashkëkohësisë, asnjë palë sy të kohëve moderne s’e kanë gëzuar statusin spontan të “famës” si sytë e saj, ndoshta asnjë palë sy s’u kanë “folur” shpirtrave të kësaj bote si sytë e gjelbër të Sharbat Gula…/

[ Sytë si “dritare të shpirtit”, dhe shpirti si “dritare” e qenies! – S. Guraziu – Ars Poetica, N 2018 ]

Fotot: Steve McCurry – Sharbat Gula, 1984 dhe 2002 – National Geographic