Ndokush mund t’ngelet dhe pa punë : )

…në këtë grafikën (ngjitur, your business, my business), para ca viteve (2017) paskam “argumentuar” se ndoshta Zoti ka filluar e brengoset se shkencëtarët më shumë do duhej t’merren me shkencat e “thjeshta të tokës”, sesa ta shpenzojnë gjenialitetin duke spekuluar për “zanafillat e universit”, ata s’duhet të mërziten kaq shumë për çështjet komplekse të universit, shkencëtarët kanë mjaft me se t’merren, ka plot shkencash e nevojash tokësore – përndryshe nëse kështu vazhdojnë t’i përzihen në gjithçka të universit, atëherë padyshim dhe ai vetë do ngelet totalisht i pa Punë : )

Sipas tij shkencëtarët do duhej t’merren më shumë me shkencat e sociales, ose bie fjala me ato të ekonomikave, me ato të bujqësisë, psh. ta luftojnë varfërinë globalisht, do duhej t’merren me shkencat e mjekësisë, të farmaceutikes, të shpikin ilaçe, t’i shërojnë sëmundjet…

Eshtë fakt që mençuria e tyre ka kontribuar për iphon-at, për video-lojërat, për TV-kutitë magjike, për Internetin, telekomunikimin, për lloj-lloj tekno-veglash ushtarake, mençuria e tyre ka ndihmuar që të shpiken lloj-lloj raketash, lloj-lloj armësh satelitore, lloj-lloj bombash monstruoze etj etj – ok, gjoja si “justifikim” për t’i merituar ato pagat e majme të veta…

Nëse armët e raketat na qenkan gjoja “nevojë strategjike” (edhe pse vetë s’i kuptoj disa çudi të tokësorëve… por ok), nëse armatimet na qenkan diç si marrëzi “ego-politike”, nëse tekno-shpikurinat u shitkan dhe na qenkan argëtim-zbavitje… në rregull, të tilla motive dhe falen disi, s’shembet bota, pasi ashtu e fitojnë kulaçin me gjithë mjaltin, përndryshe do ngeleshin pa bukë, përndryshe mençuria e tyre s’do i hynte kujt në punë, e saktë…

…sidoqoftë, sipas Zotit situata është akoma më keq dhe alarmante, të spekulosh për “problematikat” e universit është kalamallëk, t’i shpikesh lloj-lloj teori spekulative dhe t’i quash shkencë është mos pyet, thuase vrapi pas tekno-manisë dhe shpenzimi i gjenialitetit “gabim” nuk mjaftuakan, ata madje merren dhe me spekulime se si qe “krijuar dielli… e universi”, se si universi “zgjerohet”, se si “ftohet… a ngushtohet”, se si dikur na ishte një “big-booom i ngrohtë, dhe që nga atëherë prore e më i ftohtë” etj. etj etj. mozomokeq : )
(sg – ap, n 2021)