Kur poeteshat e reja dashurohen në “xhufurrakët” e pasur…

ajo në lulen e rinisë ndërsa xhufurraku fatlum nja 80 vjeç (padyshim ju kujtohet Pikaço-ja dhe Zhaklina e dikurshme) – kryesorja, më në fund edhe poetët do e kenë shansin ta njohin “shijen” e milionave

…aq rrallë e përmallë ndodhë që poetët t’na pasurohen duke i “shitur” poezitë, vëllimet vjershologjike a librat, pothuaj e padëgjuar, t’i grumbullosh milionat me vjersha… hm, bukur e vështirë, tjetër janë lirikat e muzikave, tjetër janë yjet e estradave, fare diç tjetër është psh. Adulina Cicimali, Blerona Çerremeti etj etj (sa për ndonjë shembull), sikur dhe që (për arenën “ndërkombëtare”) tjetër janë Madonnat, Majko-Xheksonat etj., dihet se hallvaja e poetëve është diç tjetër, s’është aq e ëmbël, nuk shitet…

…gjithsesi bota tashmë duke ndryshuar, në ndryshim e sipër (për mirë dmth.), s’është e thënë që poetët t’vazhdojnë si varfanjakë përgjithmonë, gjeneratat e reja të poetëve, duke jetuar tashmë në një botë tjetër (pakashumë diç si botë “hollivudeske”, botë e dritave, e mediave dhe e ëndrrave, botë e pasur me lloj-lloj yjesh të muziko-filmave), ja që më në fund edhe poetët do e kenë shansin ta njohin “shijen” e milionave, sepse… why not – ok, nëse jo bash gjithë poetët e botës, sëpaku aty-këtu ndonjë poeteshë do ta ketë shansin e vet…

…si psh. poetja angleze Scarlett Sabet, e lindur në v. 1989, e re, e freskët, vizionare dhe ambicioze, Scarlett i ka publikuar 4 vëllime poetike por dhe ka patur fatin të dashurohet, zemrën ia ka falur ish-kitaristit dhe themeluesit të grupit “Led Zeppelin”, Jimmy Page – ia ka falë dashurinë komplet që nga v. 2014, fotot thonë se ajo në lulen e rinisë ndërsa xhufurraku fatlum nja 80 vjeç (padyshim ju kujtohet Pikaço-ja dhe Zhaklina e dikurshme), një poeteshë + një kitarist, përputhet dhe “artistikisht”, apo jo, le t’jenë afro 50 vjet diferencë moshe : )

…tekefundit kujt i plas ç’do them unë, le t’flasin bota e varfanjakëve, 1 jetë e ka secila poeteshë, 1 shans të vetëm, 1 jetë e kishte dhe Zhaklina e Pikaços dikur, 1 jetë e kishte edhe Adulina Cicimali, edhe Çerremeti, edhe Madonna, në rastin e Scarlett dihet që “xhufurrakllëku” i ish-muzikantit ia vlen nja 150 milionë, apo fare lehtë dhe 200 milionë (pasi aq saktë s’i di statistikat : )

[ fotot: Scarlett Sabet, dhe Jimmy Page ]
(sguraziu – ap, d 21)

Scarlett Sabet, dhe Jimmy Page